Drejt vetëvrasjes së kombit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejt vetëvrasjes së kombit

16:05 | 30/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga imzot George Frendo*

Nuk them asgjë të veçantë, kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997.
Gjendja e institucionit më të lartë në vend, Kuvendit, është tragjike. Një kuvend pa praninë e opozitës. Skenat që populli ka parë në televizor janë skandaloze. E ndoshta më skandaloze janë fjalët, me të cilat përfaqësuesit e popullit i janë drejtuar njëri-tjetrit. Edhe persona me pozicion shumë të lartë në Kuvend kanë përdorur një fjalor që nuk është i denjë për ta. Dhe populli dëgjon dhe sheh. Dhe edhe sot, në Kuvend dhe në protesta, populli po dëgjon fjalë që i nxisin për dhunë dhe përplasje.

Ne, ipeshkvijtë gjithmonë kemi theksuar nevojën për dialog mes qeverisë dhe opozitës. Para dy muajsh kam komentuar mesazhin e Papës për Ditën e Paqes për sivjet, i cili kishte si titull “Politika e Mirë është në Shërbim të Paqes”. Në komentin tim thashë: “Shumë herë, dhe jo vetëm në këto kohët e fundit, në deklaratat tona, ne, ipeshkvijtë kemi theksuar nevojën për dialog. Por që dialogu të jetë një dialog autentik, dhe jo një karikaturë dialogu, kërkohet një dëgjim i ndërsjelltë dhe i sinqertë”. Por, tek politikanët tanë a ekziston shpirti i dëgjimit? Të dyja palët duan të imponojnë kërkesat e tyre, kokëfortë në parimet e tyre.

Read more

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

“Kërkohet gjithashtu besim tek të dyja palët, sepse si mund të hyj në dialog me ty, nëse nuk kam besim tek ti?”

Edhe ky besim mungon totalisht. Kur mungojnë dëgjimi dhe besimi i ndërsjelltë, atëherë dialogu bëhet i pamundur. Me një sjellje cinike nga një anë dhe një qendrim mosbesues nga ana tjetër, dialogu bëhet i pa imagjinueshëm.

Mos të mendojmë se kjo situatë është krijuar në këta pesë muajt e fundit. Fatkeqësisht, ka vite që gur mbi gur është krijuar mur.

Unë nuk jam politikan, por jam bari shpirtëror që e do sinqerisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Më vjen shumë keq për këtë popull, që ka përjetuar një histori të dhimbshme dhe njëzet e tetë vjet pas rënies së diktaturës, ende nuk sheh ylberin. Kush po vuan në këtë situatë? Populli i thjeshtë. Dhe sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të dëmshme do të jenë pasojat. Personalisht, nuk shoh asnjë zgjidhje, sepse zgjidhjen mund ta gjejnë vetëm vetë politikanët. Vetëm këtë mund të them: kemi nevojë për një politikë të re dhe politikanë të pastër dhe të matur. Maturia politike tregohet, kur politikanët kërkojnë më shumë të mirën e përbashkët sesa të mirën e partisë, më shumë bukën e përditshme të popullit sesa lekët në xhepat e tyre. Natyrisht, nuk po them që asnjë nga politikanët tanë nuk është i pastër dhe i matur: kemi politikanë që janë edhe të pastër, edhe të matur.

Në këto ditë ëndërroj të dëgjojë fjalët e Zotit drejtuar Shqipërisë, të njëjtat fjalë, me të cilat Ai iu drejtua Izraelit nëpërmjet Profetit Ezekiel: “Unë po kaloja e të pashë duke u zhgërryer në gjakun tënd e të thashë ndërsa ishe ende në gjakun tënd: Jeto!”.

Ne nuk e duam vetëvrasjen e kombit tonë!

* George Frendo është arqipeshkëv mitropolit i Tiranës dhe Durrësit

Etiketa: arqipeshkëvDita e PaqesDrejt vetëvrasjes së kombitImzot George FrendomitropolitPapaProfeti Ezekiel

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:31 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:17 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

nga 27
08:15 | 24/02/2026
0

Pas indeksimit të pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policisë dhe mjekëve, përfitues të kësaj mase pritet të...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

nga 27
08:11 | 24/02/2026
0

DASHI Qielli po ju vë në provë, jo për t’ju ndëshkuar: për t’ju ndihmuar të rriteni. Jeni në një fazë...

Para
Vijojnë shkarkimet e diplomatëve, ikin gjashtë të tjerë

Vijojnë shkarkimet e diplomatëve, ikin gjashtë të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:31 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 24/02/2026
Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

08:15 | 24/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

08:11 | 24/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

07:49 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com