Dredha fshin 8 ofertat më të ulëta, ia jep tenderin 1.2 miliard lekë Astrit Gjikondajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dredha fshin 8 ofertat më të ulëta, ia jep tenderin 1.2 miliard lekë Astrit Gjikondajt

22:26 | 21/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”. Kjo është “aktakuza” për Ermal Dredhën nga Open Data Albania lidhur me një tender afro 1.2 miliardë lekë.

Dhe është mënyra më arrogante për të shkelur ligjin dhe për t’i dhënë paratë e bashkisë atij që është paracaktuar.

Fjala është për tenderin e Bashkisë Vlorë me objekt “Rikonstruksionin e rrugës Ish Fabrika e Çimentos (segmenti i I-rë). Prokurimi u njoftua më 7 tetor 2024 dje vlera e fondit limit ishte 113 224 277,00 lekë.

Read more

Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

Krahas rikonstruksionit të rrugës, tenderi sipas projektit ka në fokus bllokun e banimit që do të rikualifikohet ndodhet pranë fabrikës së çimentos dhe përfshin rrugët “Shaban Seferi”, “Mustafa Bimo” dhe “Eduard Lir”. Kjo zonë është shumë pranë qendrës së qytetit dhe mjaft e favorshme.

Ky projekt përfshin ndërtimin e infrastrukturës ekzistuese dhe sistemimin e kanalit që pretendohet se do të jetë një pikë fokusi për zonën. Do të bëhet pastrimi i tij dhe shtimi i gjelbërimit. Rruga “Eduard Lir” do të trajtohet në formën e një minibulevardi dhe do të jetë qendër për banorët. Faza e parë do të ketë një gjatësi të rrugës prej 1474m. Kjo është vetëm fillimi, sa për fushatë, sepse lotet e tjera nuk dihet se kur u vjen radha të bëhet tender i ri. Ana tjetër e errët është mënyra se si është procedura me tenderin, që të bën të dyshosh për zbatimin e projektit në kohë dhe me cilësi.

Ndërkohë, komisioni kishte caktuar datën e fundit për dorëzimin e dokumenteve    më 23 tetor 2024. Megjithëse ishin 15 kompani që shfaqën interes që të merrni pjesë në garë, prokurimi u mbajt brenda kësaj dite dhe nuk pati në realitet asnjë lloj konkurrimi.

Shkeljet e tenderit

Fituese të tenderit janë kompanitë “ASI-2A CO” shpk  me pronar Astrit Gjikondajn dhe “ULZA” shpk me pronar ish-deputetin e PD-së Ndue Shpani.

Propozimi i tyre për të kryer punën me 837 milionë lekë pa llogaritur TVSH-në ishte ndër më të shtrenjtit që u dorëzuan, por komisioni i Ermal Dredhës i shpalli ofertat e tjera “të pavlefshme”.

Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar ofertuesit BIBA-X shpk, K.M.K shpk, BEQIRI shpk, Llazo shpk, pasi operatorët ekonomik kanë paraqitur ofertë “anomalisht të ulët”.

Paradoksalisht, edhe 4 ofertat e tjera që janë më të ulëta se sa ato të kompanisë fituese janë shpallur të pavlefshme, duke gjetur argumente të tilla si për shembull “disa makineri janë të angazhuara në një projekt tjetër”. Në fund është lënë vetëm propozimi i Ndue Shpanit dhe i Astrit Gjikondajt, pas asnjë firmë përballë.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Data e lidhjes së kontratës, sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike është 17 janar 2025 dhe theksojmë se në këtë institucion vazhdojnë që të kalojnë tenderat pa asnjë lloj verifikimi apo hetimi administrativ.

Si po i merr Gjikondaj të gjithë tenderat e bashkisë Vlorë?

Por, nëse kryetari Dredha mendon se i ka mbyllur letrat e këtij tenderi, e ka gabim! KLSH, mbase edhe SPAK nëse do të hetojë, do të gjejnë prova se tenderi ka qenë krejt fiktiv. Kështu, kriteri mbi kapacitetin e kompanive nuk është zbatuar njëlloj për të gjitha.

Ndërkohë që ofertat e disa pjesëmarrësve në tender janë shpallur “të pavlefshme” se i kanë mjetet dhe forcat të angazhuara në kontrata të tjera, kjo nuk është bërë për kompaninë fituese “ASI-2A CO” shpk.

Në të njëjtën datë, bashkia Vlorë i ka dhënë Astrit Gjikondajt tenderin me fond limit 324 milionë lekë me objekt “Rikonstruksioni i kopshtit Nr. 10.”. Ndërsa në datën 9 janar 2025, kjo kompani ka marrë nga Bashkia Shkodër tenderin “Mirëmbajtje dhe shtrim i oborreve të shkollave”, me fond limit 237 milionë lekë.

Ndërkohë më 22 tetor 2024, Ermal Dredha i ka dhënë mikut të tij kontratën për “Rikonstruksioni i Galerisë” Vlorë, me fond limit 12 988 333,00 lekë. Afati i përfundimit të punimeve është vendosur 4 muaj. Pra, akoma pa u mbyllur kjo punë, dhe ato të tjerat që ka marrë përsipër, Ermal Dredha i jep si thelë mbi bisht rrugën e Fabrikës së Çimentos. Është e qartë që Ermali nuk e ka shqetësim të kryhen këto punë, por vetëm mbaron pazaret me miqtë e tij.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –

Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –

nga 27
12:07 | 10/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e fajësuar për pengimin e procesit të integrimit...

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

nga 27
12:03 | 10/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Gjirokastër. Bashkëpronari i hotelit të njohur si “Olimpik”,...

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

nga 27
11:47 | 10/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Gjirokastër. Bashkëpronari i hotelit të njohur si “Olimpik”,...

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

nga 27
11:37 | 10/04/2026
0

Administrata doganore rezulton institucioni me impaktin më të lartë negativ në financat publike, duke u renditur e para në listën...

Para
Balluku e “zboi” nga Divjaka/ Braçe: Më larguan pa dëshirë, lajmin e mora vesh nga media

Balluku e “zboi” nga Divjaka/ Braçe: Më larguan pa dëshirë, lajmin e mora vesh nga media

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –

Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –

12:07 | 10/04/2026
E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

12:03 | 10/04/2026
E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

11:47 | 10/04/2026
Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –

11:37 | 10/04/2026
Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës –

Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës –

11:21 | 10/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –
  • E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –
  • E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –
  • Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat –
  • Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës –
  • U shkarkua nga vetingu, ish prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin –
  • E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com