Prokuroria e posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim sot kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe zyrtarë të tjerë, lidhur me veprën penale të “Shkeljes së abrazisë në tendera”.
Bëhet fjalë për Benet Becin, Adela Rukon, Edlira Mitrushin, Jonid Kazanin, Yllka Nishkun, Premtim Dautin dhe Rudin Gjonin.
Adela Ruko është bashkëshortja e ish kreut të ARRSH, Evis Berberi. Adela Ruko akuzohet nga SPAK se, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka marrë pjesë aktive në: vlerësimin e ofertave në kundërshtim me ligjin, favorizimin e shoqërisë fituese, dhe cenimin e barazisë së pjesëmarrësve në procedurën e prokurimit.
SPAK specifikon se një nga mënyrat kryesore për sigurimin e provave që çuan në përfundimin e hetimeve dhe zbardhjen e ccështjes, është analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, Evis Berberi.








