Lidhur me situatën politike në vend, ka reaguar ish-deputetja në Parlamentit Europian, Doris Pack, aktualisht presidente e Forumit të Grave të PPE.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Pack pyet për faktin se pse nuk reagon ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
“Pse ambasadorja e BE në Shqipëri nuk reagon? Shqipëria është vend kandidat. Kredibiliteti i BE kërkon një drejtësi me të mire nëse gabime të dukshme nuk vihen në dukje”, shkruan Pack në mesazhin e saj adresuar politikës shqiptare si dhe ambasadores Vlahutin.