Ministri i Jashtëm grek: Tirana ishte e trembur dhe kishte një perceptim se hapja e negociatave do të ishte diçka e thjeshtë
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kotzias tha për Hofftington Post, se në 12 dhjetor, Këshilli Europian do ta miratojë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm i Greqisë, tha gjithashtu se do të jenë pesë prioritet që do të përcaktojnë datën për hapjen e negociatave, duke theksuar se ende nuk ka një datë fikse për hapjen e këtyre negociatave.
“Tirana do të marrë një lajm pozitiv për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Por, Shqipëria duhet të ketë parasysh edhe pesë kritere thelbësore. Shqipëria kishte një perceptim se hapja e negociatave do të ishte diçka e thjeshtë. Por, nuk do të ketë një datë fikse në lidhje me afatin kohor për negociatat”-tha Kotzias.