Pas urdhërit që kryeministri Edi Rama u dha një ditë më parë drejtorëve të Hipotekave për të dhënë dorëhëqjen pasi puna që ata kishin bëri ishte e dobët, kanë ardhur reagimet e para.
Katër drejtorë të Hipotekave në rrethe kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme, duke u larguar kështu nga detyra.
Kësisoj, mësohet se drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, ka dhënë sot dorëheqjen.
Gjithashtu dorëheqjen kanë dhënë dhe drejtori i Hipotekës së Tepelenës Pëllumb Milori, drejtori i Hipotekës në Përmet, Gentjan Kukureci si dhe ai i Hipotekës së Lushnjes, Ervis Sambolliu.
Ndërkohë drejtorja e Hipotekës në Sarandë mësohet se ka refuzuar të japë dorëheqje, pasi është se shprehur se nuk e ndjen veten përgjegjëse për gjendjen e hipotekave.