Dorëheqja një ditë pas pritjes së Ramës, arsyet pse kryeministrja polake mori këtë vendim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja një ditë pas pritjes së Ramës, arsyet pse kryeministrja polake mori këtë vendim

14:50 | 09/12/2017
në Bota
0

Deutsche Welle i ka kushtuar sot një artikull dorëheqjes së kryeministres polake Beata Szydlo, që erdhi një ditë pas pritjes së kryeministrit Rama në Poloni. Dorëheqja e Szydlo vjen në një kohë kur kabineti i saj ka përmbushur thuajse gjysmën e mandatit dhe pas lajmesh të shumta të publikuara në media për një riformatim të kabinetit. Ajo priti në një vizitë kreun e qeverisë shqiptare, ku e siguroi këtë të fundit se BE do të njohë progresin e bërë nga Shqipëria.

NGA: DW
Dorëheqja e kryeministres së Polonisë Szydlo erdhi papritur. Tani, ai që do ta çojë përpara Poloninë do të jetë ministri i Ekonomisë Moraviecki.

Ndërrimi vjen në mes të konfliktit për reformën e drejtësisë. Vërtet që Szydlo e mbijetoi një votë mosbesimi të partisë liberale opozitare Platforma Qytetare – por në fund ajo nuk i rezistoi dot presionit. Ky presion qe mbledhur për shumë javë, pasi Szydlo pati shpallur në fund të tetorit një reformë të gjerë të kabinetit qeveritar.

Moraviecki do ta nxjerrë Poloninë nga izolimi
Pas spekulimeve të gjata, të enjten (07.12) në mbrëmje u mor vendimi: Szydlo do të zëvendësohet nga ministri i fuqishëm i ekonomisë dhe zëvendëskryeministri Mateusz Moraviecki. Ky ndryshim është thuajse një sensacion. Vërtet që për ish-bankierin ka kohë që thuhet se ka aftësi të mëdha drejtuese, ministria e tij u zgjerua gjithnjë e më shumë. Por Moraviecki, jo krejt i panjohur në qarqet ndërkombëtare, konsiderohet si mendimtar mjaft i pavarur, i cili mund të bëhet padyshim i rrezikshëm për burrin e fortë të Polonisë, shefin e partisë “E drejta dhe drejtësia” (PiS), Jaroslav Kaczynski.

Kjo nuk mund të thuhej për Szydlon. Shpesh dukej se posti i kalonte aftësitë e saj intelektuale, gjë që dilte në pah sidomos në takimet e nivelit të lartë të BE. Por për të thuhej se ishte tepër besnike ndaj kryetarit të partisë. Kaczynski mundet që të shpresojë nga pasardhësi i saj një çarje të izolimit gjithnjë e më të madh ndërkombëtar të Polonisë. Sepse Moraviecki konsiderohet edhe si “fytyra miqësore e PiS” – gjë që nuk mund ta pohoje për Szydlon, që buzëqeshte rrallë dhe vepronte po kaq ashpër.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Debat për reformën në drejtësi
Megjithatë, thuhej se zgjedhësit e donin, në një kohë kur një në pesë polakë nuk ka dëgjuar kurrë për Moravieckin. Por kjo tani do të ndryshojë. Që të martën e ardhshme do t’a marrë postin eksperti i ekonomisë. Kurse kabinetin ai do ta reformojë pas vitit të ri.

Ndryshimi i papritur në kreun e qeverisë polake vjen në mes të reformës së drejtësisë, e cila ka ngjallur debate. Si ligji për reformën e Gjykatës më të lartë, ashtu edhe ligji për gjykatësit e vendit parashikojnë një ndikim më të madh të partisë në pushtet si dhe të Ministrisë së Drejtësisë në ligjvënie në të gjitha nivelet. Sipas opozitës liberale dhe Komisionit Evropian, ato eleminojnë në një masë të madhe pavarësinë e drejtësisë. Të dyja ligjet i bllokoi në verë me një veto, pas protestave më të mëdha të deritashme në rrugë, Presidenti i Polonisë, Adrzej Duda. Që atëherë partia është e përçarë. Disa flasin edhe për një parti të Presidentit, që mund të themelohet. Duda deri tani nuk deklarohet për këtë.

/DW

Etiketa: jep doreheqjenKryeministrja polake

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Patozi- Ramës: Mos i trego bilbilit pyllin por përpiqu të dalësh vet nga pylli

Patozi- Ramës: Mos i trego bilbilit pyllin por përpiqu të dalësh vet nga pylli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

09:47 | 18/12/2025
Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com