Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e quan dorëheqjen e Lulzim Bashës si një shenjë përgjegjësie. Me anë të një reagimi publik, Gjekmarkaj shkruan se gjesti që bëri Basha meriton respekt, duke shtuar se ai u kthye në një tabelë qitje për një kohë shumë të gjatë. Ai shton se i është mirënjohës Bashës për besimin që i ka dhënë si dhe shton se sipas tij Basha ka bërë gjithçka në të mirën e PD-së.
‘Shumëkush u zhgenjye se kishin vënë bast që LB nuk iken. Ky është nje gjest që meriton respekt.’, thotë Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj e ka nisur shkrimin e tij duke thënë se Basha mbajti përgjegjësi për atë që ndodhi brenda PD-së dhe dha dorëheqjen pas 9 vitësh në këtë parti ku nuk kanë munguar dhe betejat e forta.
“Lulzim Basha mbajti përgjeqësi ! Ai u dorhoq pas 9 viteve të drejtimit të kësaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgënjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është një gjest që meriton respekt. Basha u bë tabelë qitjeje për një kohë të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Përgjeqesia morale e politike u mbajt.”
Nga ana tjetër, ai ka shtuar në shkrimin e tij se Basha nuk ështëmë pengesë, sipas tij, për rindërtimin e PD-së dhe se kjo parti duhet të ringrihet duke lexuar gabimet e veta.
“Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemërimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e pështymës mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengesë për rindërtimin e PD-së. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetëm nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e këtej u zvoglua e u zvoglua per të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në tokën e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nëse respekti për gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite. Ajo do të ringrihet nëse arsyeja mund inatin , nëse besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin ,ndershmeria korrupsionin e mbi të gjitha bashkimi mund perçarjen nën shënjen e gares e votes së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve.”
Së fundmi, Gjekmarkaj e ka mbyllur këtë shkrim duke ju drejtuar personalisht Lulzim Bashës se është mirnjohës dhe falenderues për besimin që ka treguar ndaj tij dhe PD-së.
“Personalisht Lulzim Bashes i jam mirnjohës për besimin që me ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për gjithçka që ka bërë mirë për PD në optiken time, që ka dashur të bëje e ska mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mekatet e tyre. Koha do bëhet deshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit.Bashkim nuk do të thotë poshterim. Bashkim nuk do të thotë të zevendesosh një humbes me një humbes tjeter. Mbreme perfaqesues të “Foltores” shkumezonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para neperkembjes. Në një panel tre perfaqesues , tre pinjollë ,të nomeklatures komuniste flisnin per PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores! Arroganca dhe e verteta që fshehin brënda goditi vetem në pak orë ëndrren e bashkimit. Perballë atij shkumezimi e skuqje syshë çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohen e tij politike si njeri i lirë , si sherbetor i një prone private apo një interesi personal.”