Donald Trump duket se mund ta ketë më të lehtë të bëhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sesa të ketë një kolonë zanore të fushatës së tij. Diva britanike Adele, artistja e cila ka kapur sërish majat me këngën e saj më të fundit “Hello”, i ka dalë kundër kandidatit demokrat. Ajo nuk do që Trump në fushatën zgjedhore të përdor këngët e saj. Miliarderi amerikan, një fans i deklaruar i Adelës, përdor në fushatën e tij tingujt e kengës së mirënjohur “Rolling in the Deep”.
Në ditën e parë të maratonës së zgjedhjeve paraprake të SHBA, ku mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Republikane zgjedhin kandidatin e tyre përkatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Adele ka vendosur distancën ndaj kandidatit Trump pa e përmendur atë.