Ndonëse nga shumë njerëz portretizohen si vëllezërit moskokëçarës, për të cilët së fundmi doli në dritë edhe një sherr, Romeo dhe Donaldi kanë treguar se janë shumë të ndjeshëm.
Gjatë kohës që Donaldi qëndroi në shtëpinë e “Big Brother VIP” nxori në pah karakterin e tij se ishte shumë tip emocional dhe shpërthyes në të njëjtën kohë duke u përlotur shpesh gjatë surprizave të ndryshme që i bëheshin, e jo vetëm. E ashtu si ai edhe Romeo, që jo pak herë u shfaq me lot në sy për të vëllain.
E duket se puntata e sotme e “Më lër të flas” ka rezervuar shumë emocione për ta. Kjo pasi kanë pasur të ftuar Agron Llakajn që e konsiderojnë si babin e dytë.
Donaldi: Për ne është emocion i madh dhe i veçantë. Është një moment shumë emocionues. Nuk e di pse kur e shoh veten te këto ekranet më kujtohen shumë skena që i kemi patur të tre në Al-Pazar.
Agron Llakaj: Emocionin dhe përjetimin nuk e kemi njësoj. Ju përjetoni emocionin e një marrëdhënie sa njerëzore aq edhe e madhe. Te un është pak më e madhe. Sepse çfarë mbjell korr dhe unë jam i lumtur për atë që kam mbjell. Vij në një shtëpi të re dhe të madhe tuajën. Keni gjithë entuziazmin dhe energjinë. Ju kam ndjekur dhe do kthehem tek ajo që thoje edhe në “Big Brother VIP” :Unë jam ky që jam dhe bëj atë që dua. Keni bërë çfarë keni dashur.
Romeo: Kemi patur fatin që Gonin e kemi patur dhe e kemi në krah. Para disa ditësh po na tregonte se në Vlorë i thoshin “Çfarë çunash ke rritur”. Goni është babai im hapsinor.
Më pas Donaldi lexoi edhe letrën që i kishte shkruar Agroni në BBV moment gjatë të cilit u përlotën sërish.