Dolën “blof” bashkë me ministren për gripin e pulave, shkarkohet drejtoresha e AKVMB – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dolën “blof” bashkë me ministren për gripin e pulave, shkarkohet drejtoresha e AKVMB

21:16 | 20/03/2022
në Uncategorized
0

Në datën 16 mars është bërë publik lajmi i ngordhjes së qindra mijëra pulave, ku raportohej për ngordhje masive shpendësh në tre ferma dhe shifra ishte 500 mijë. Lajmi u pasua nga një heshtje disa orëshe e ministrisë së bujqësisë, e cila vetëm në orët e pasdites doli me versionin se pulat kishin laringit dhe mohoi kategorikisht të bëhej fjalë për grip shpendësh siç flitej nëpër korridoret e institucioneve të linjës në Durrës.

Por vetëm një natë më herët në Facebookun e saj, Ministrja e Bujqësisë kishte nxjerrë këtë video mesazh. Ajo shfaqet në Rinas në aeroport me një videoselfie me pronarin e një prej pularive të prekura, Reas. Deklarata fliste për një histori suksesi, sigurisht jo për qindra mijëra pula që ngordhnin. Pak orë më vonë kesaj videoje doli lajmi për 500 mijë pula në tre ferma, shifër që ende sot ministria nuk e konfirmon, por burimet nga Durrësi thonë se rreth 200 mijë janë të paktën në një prej pularive. Ministria heshti edhe për emrat e kompanive.

Në dyert e fermave ndërkohë çdo gjë u bë hermetike. Agjensia kombëtare veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve i tha mediave se nuk mund të filmonim me pretekstin e karantinës për një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes së shpendëve. Rrjedhja e informacioneve që nisi nga Durrësi u ndal në mënyrë të beftë. Vetëm një ditë më vonë, në datën 17 mars, Ministria nxori drejtoreshën Tana Kika për t’i qëndruar po versionit të laringitit një sëmundje që prek pulat por jo njeriun.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Aktualisht janë rreth 200 mijë krerë shpendë të ngordhur në laboratorin e referencës nuk është identifikuar gripi i shpendëve. Është identifikuar një sëmundje virusale që është tërësisht e shpendëve dhe është sëmundje e vaksinueshme bëhet fjalë për laringotrakeitin infektiv i shkaktuar nga herpes virusin” – Tana Kika, Drejtore pranë AKVMB.

Sot kjo zyrtare, Tana Kika ka marrë lajmërimin për pezullim nga detyra për shkak se situata sipas ministrisë i ka dalë nga duart. Lajmi se kishte grip pulash apo në termin shkencor influencë aviare jo vetëm u mohua për 4 ditë por edhe me deklarata që siguronin konsumatorin që nën presionin edhe të rritjes së çmimit në tregje kishte nxituar tashmë të blinte më shumë vezë nga ç’mund të konsumonte në një kohë normale.

Por përgjegjësia sot shkon përtej një zyrtareje. Lajmi u fsheh, shifrat dhe emrat e firmave po ashtu. Njerëzve sot ende nuk u thuhen emrat e firmave të vezëve dhe ata vazhdojnë të blejnë nëpër dyqane vezë dhe pulë nga kompanitë.

Pula që sot po hidhen në rrugë e po digjen në krematorume. Autoritetet shëndetësore nuk janë informuar e për pasojë nuk dihet nëse mbi këto ferma janë vendosur masa karantimi ndaj një virusi që tashmë është shfaqur tek së paku një shpend. Gripi i pulave është vdekjeprurës nëse ai shpërndahet tek njerëzit. Nëse kjo ndodh, ndryshe nga Kina, dikush do të mbajë përgjegjësi jo thjesht morale, ndaj Vuhanit shqiptar.

 

 

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Gjenden eshtra në Prizren/ Dyshohen se janë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë

Gjenden eshtra në Prizren/ Dyshohen se janë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com