Dokumenti/ Prokurori e gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Ballës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Prokurori e gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Ballës

09:25 | 25/11/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –

Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –

Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij –

Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju –

Përgjimet që implikonin Taulant Ballën në biseda si ndërmjetës mes njerëzve të botës së errët, me ministra socialistë janë asgjësuar me një vendim të përbashkët të gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, gjykatësja Zamira Vyshka ka vendosur në 17 shkurt 2016, që të gjitha ato përgjime, në rrjetën e të cilave kishte rënë politikani me emrin Taulant të prisheshin.

Lapsi.al ka arritur të ‘zhvarrosë” vendimin e gjykatës, ku nga numri i celularit që përfundon me “399” kuptohet se bëhet falë pikërisht për politikanin e lartë të PS.

Po si u përfshi Balla në këtë ngjarje dhe përse prokuroria vendosi ta përgjojë?

Gjithçka lidhet me një ngjarje e rëndë që ndodhi në Elbasan më 3 shkurt 2016. Aty u vranë tre persona, Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe u plagosen 7 të tjerë. Veprimi i parë i hetuesve ka qenë të vënë në përgjim telefonat e të dyshuarve dhe të gjithkujt që komunikonte me ta. Njëri me sa duket ka qenë “politikani Taulant”, numri i të cilit si rrjedhojë është vënë edhe ai në përgjim. Sipas burimeve të pa konfirmuara, që përsërisin atë që thonë vetë pjestarët e njërës prej bandave, Balla ka dashur të ndihmojë në mjekimin, ndoshta duke i çuar edhe helikopterin njërit prej pjestarëve të grupit Çapja. Pikërisht për këtë çështje ai ka folur edhe me ministra të tjerë të kabinetit Rama.

Se çfarë ka folur Balla me ata për të cilët u vu në përgjim dhe se ç’biseda të tjera ka bërë ai me shokët e lartë të partisë kjo nuk dihet. Por dyshimi është se në disqet e regjistrimeve të prokurorisë janë thënë gjëra të rënda, pasi vetëm pak ditë më pas e gjithë kupola e pushtetit u vu në alarm. Urdhri me sa duket ka qenë i prerë: nuk duhet të ekzistojë asnjë provë për këto biseda. Dhe shumë shpejt, në datë 6 shkurt 2016 nga drejtoria e policisë Elbasan, oficeri Edvin Ndreu i çon një shkresë të çuditshme prokurorisë. Ai pretendon se me numrin e telefonit të shtetasit me emrin Taulant është bërë një lapsus. Pra ndonëse e përmendin vetëm me emër (ndoshta nga frika), ata bëjnë sikur e kanë ngatëruar gabimisht numrin e Ballës. Nga ky moment, menjëherë prokuroria ndërpret përgjimet, që imagjinohet se ç’duhet të kenë qenë deri sa ngjallën gjithë këtë pështjellim dhe i drejtohet menjëherë gjykatës.

Por, historia nuk përfundon këtu, sepse nuk mjafton që përgjimi vetëm të ndërpritet, por bisedat duhet të jenë aq kompromentuese sa edhe ato që tashmë janë të regjistruara duhet të shkatërrohen si prova. Dhe mjafton një ‘lapsus” që gjithë ingranazhi të vihet në punë.

Në datën 17 shkurt, pra me një shpejtësi maramendëse, gjykatsja Zamira Vyshka merr vendimin që çdo provë duhet të zhduket.

Në vendimin e saj prej 5 faqesh, që Lapsi.al arriti ta sigurojë thuhet shprehimisht se azgjesimi duhet bërë menjëherë pasi vendimi të marrë formë të prerë. Ironia më e madhe e vendimit është se ai shprehet se personi që është përgjuar, pra Taulanti, nuk duhet të njoftohet që është përgjuar. Pra me demek ai nuk dinte gjë.

Po me kë ka folur dhe çfarë ka thënë Taulant Balla tre ditë pas vrasjes në intervalin nga data 5 shkurt 2016 deri në mesditën e së nesërmes? Ndoshta kjo nuk do të merret vesh kurrë, pasi policia e Elbasanit, prokuroria dhe gjykata e këtij rrethi bashkëpunuan me shpejtësi për të zhdukur çdo provë. Ato morën vendim për asgjesimin e CD-ve të atyre afrove 23 orëve në të cilat celulari i Taulantit u përgjua. Dhe nuk u mjaftuan me kaq. Aq rëndë do ketë qenë situata, sa gjykatësja Zamira Vyshka, urdhëroi edhe fshirjen e përgjimeve nga serverat që gjenden në prokurorinë e Përgjithshme Tiranë.

Gjyqtarja Zamira Vyshka qe mori vendimin

Pra gjithçka duhej zhdukur pas bisedave që Taulant Balla kishte bërë menjëherë pas ngjarjes së rëndë me 3 të vdekur dhe shtatë të plagosur. Dhe ndoshta kështu do të kish ndodhur sikur tre ditë më parë, i ndodhur para gjykatës ku po gjykohet për vrasje, Ardian Çapja mos fliste për faktin se politikani i lartë ishte përgjuar nga prokuroria. Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi ai. Përpos zhdukjes së përgjimeve edhe avokati Ravik Gurraj nuk jeton më./Lapsi.al

Të Lidhura

Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –

Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –

nga 27
13:45 | 19/01/2026
0

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, 49-vjeçari, H. M.,...

Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –

Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –

nga 27
13:31 | 19/01/2026
0

Nga selia blu, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se “Smart City” është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të...

Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij –

Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij –

nga 27
13:15 | 19/01/2026
0

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më...

Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju –

Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju –

nga 27
12:59 | 19/01/2026
0

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj opozitës gjatë Konferencës së...

Para
“Gjama e Burrave”, si u çuan në banesën e fundit babë e bir –

“Gjama e Burrave”, si u çuan në banesën e fundit babë e bir -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –

Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –

13:45 | 19/01/2026
Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –

Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –

13:31 | 19/01/2026
Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij –

Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij –

13:15 | 19/01/2026
Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju –

Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju –

12:59 | 19/01/2026
40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt” –

40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt” –

12:45 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –
  • Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –
  • Erjon Veliaj mbetet në burg, shtyhet sërish seanca ndaj tij –
  • Opozita nuk mund të bllokojë reformat, ne do të vijojmë edhe pa ju –
  • 40 të huaj me precedentë penalë rikthehen nga Shqipëria në Itali si “pako me defekt” –
  • Nis sot Forumi Ekonomik Botëror, elita politike mblidhet në Davos –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari –
  • Smart City është projekt korruptiv me çmime deri 30 herë më të larta –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com