Dokumentet, Balluku 4 vjet gjyqe për të mos paguar 500 mijë euro Arbitrazhi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumentet, Balluku 4 vjet gjyqe për të mos paguar 500 mijë euro Arbitrazhi –

15:44 | 11/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, përsëriti në fillim të kësaj jave premtimet e përvitshme për mbylljen brenda pak muajve të veprave të rëndësishme kombëtare, si Rruga e Arbrit, Unaza e Madhe e Tiranës apo tuneli i Llogarasë, me deklarata thuajse të njëjta me ato që ka shprehur edhe në fillim të vitit të kaluar.

Balluku është shumë e ndjeshme kur bëhet fjalë për shpenzime qindra milionë euro në tendera të dyshimtë dhe, me akuza publike për abuzivitet dhe korrupsion.

Por, zëvendësja e kryeministrit Edi Rama nuk është aspak elastike, kur institucionit të saj i duhet që të kryejë pagesa që nuk rrjedhin nga tenderat, siç janë, fjala vjen, detyrimet e Ministrisë ndaj kompanive private që kanë fituar të drejtën në Gjykatat e Arbitrazhit.

Madje, në një rast që ka ndjekur “Gijotina”, Balluku dhe Ministria e saj kanë të paktën 4 vjet që u luten gjykatave të mos pranojë një vendim Arbitrazhi Ndërkombëtar, ku institucioni është ngarkuar me një detyrim financiar në shumën rreth 500 mijë euro.

Në 3 Janar 2024, Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e Ministrisë së Infrastrukturës, kundër urdhrit të ekzekutimit të një shoqërie përmbarimore private, e cila detyron Belinda Ballukun dhe vartësit e saj të paguajnë shumën mbi 400 mijë euro për kompaninë “V….” shpk, si detyrim që rrjedh nga një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare ICC.

Diçitura: Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Ministrisë së Infrastrukturës

“Gijotina” i shkoi disi më thellë kësaj historie, për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë konkretisht, në kushtet kur qeveria shqiptare është shumë jo-transparente për proceset në Gykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Vendimi i Arbitrazhit

Kompania “V…” shpk dhe Autoriteti Portual i Durrësit, strukturë varësie e Ministrisë së Infrastrukturës, kishin një kontratë shërbimi, e cila parashikonte që për çdo mosmarrëveshje, t’i drejtoheshin Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Në vitin 2015, Autoriteti Portual i Durrësit, nën orientimin e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërpret në mënyrë të njëanshme kontratën. Kompania “V…” shpk i drejtohet Arbitrazhit Ndërkombëtar, ku kërkon dëmshpërblimin financiar.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), dega e Romës, me vendimin nr. 21.069/MHM, datë 29.11.2016, ka vendosur që ish-Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), t’i paguajë shoqërisë “V….” shpk shumat si vijon:

  1. 396. 077 Euro plus interesin mbi këtë shumë në normën 3% mbi normën huadhënse të Bankës së Shqipërisë, e krijuar çdo muaj nga data 22 dhjetor 2015 deri në datën e kryerjes së plotë të pagesës efektive;
  2. 229 Paund Britanik, plus interesin në këtë shumën 3% mbi normën huadhënëse të Bankës së

Shqipërisë, e krijuar çdo muaj nga data 22 dhjetor 2015 deri në datën e kryerjes së plotë të pagesës

efektive;

  1. 65 000 USD, paguajnë paraprakisht për Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC. (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Republikës së Shqipërisë dhe V…. shpk ndajnë në mënyrë të barabartë kostot totale të këtij arbitrazhi, në shumën 130 000 dollarë amerikan.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Republikës së Shqipërisë urdhërohet t’i paguajë V…..shpk shumën 65.000 USD, paguajnë paraprakisht për Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC (është paguar).

  1. 47,509 lekë dhe
  2. 1,788,9 euro taksat dhe sigurimet shoqërore etj, që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Republikës së Shqipërisë dhe “V….. shpk” ndajnë në mënyrë të barabartë kostot e vendit të seancës dëgjimore etj.
Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Apelit për njohjen e vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar

Në zbatim të këtij vendimi ka dalë urdhri i Ministrit të Infrastrukturës nr. 326, datë 18.12.2017.

Ndërkohë, vendimi i Arbitrazhit Ndërkombëtar, për t’u bërë i zbatueshëm nga autoritetet shqiptare, duhet të njihet nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Kjo e fundit, me një vendim të vitit 2017, ka bërë njohjen e vendimit të Arbitrazhit. Pjesë e këtij procesi gjyqësor ishte edhe rillogaritja e detyrimeve financiare, ku përfshiheshin edhe interest dhe shërbimet përmbarimore. Kjo rillogaritje shtoi dyfish detyrimet e Ministrisë së Infrastrukturës ndaj kompanisë private.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, përmbaruesi gjyqësor, në dhjetor 2018, njofton Ministrinë e Infrastrukturës se “detyrimi aktual i Ministrisë së Infrastrukturës ndaj kompanisë “V….” shpk, duke përfshirë edhe tarifën përmbarimore, është 1.084.060 euro, 655 Paund Britanik dhe 7.336.032 lekë”.

Diçitura: Vendimi i Arbitrazhit dhe rillogaritje e detyrimeve ndaj Ministrisë së Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës, e cila më herët kishte nxjerrë urdhrin e pagesës për shumën rreth 500 mijë euro, sipas vendimit të Arbitrazhit, nuk ishte aspak dakord me rillogaritjen e kryer nga Gjykata e Apelit e Tiranës, në vendimin për njohjen e vendimit të huaj.

Për këtë arsye, Balluku i drejtohet Gjykatës Administrative të Tiranës, në të cilën kundërshtohet urdhri i ekzekutimit të përmbaruesit gjyqësor, në të cilin kërkohej që, sipas vendimit të Apelit, shuma që Ministria e Infrastrukturës i detyrohej kompanisë “V…” shpk ishte në total mbi 1 milionë euro.

Gjykata administrative e Shkallës së Parë, me një vendim të marrë në qershor 2020, vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Belinda Ballukut.

Diçitura: Gjykata Administrative e shkallës së pare pranoi kërkesën e Belinda Ballukut

Sipas trupës gjykuese, “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shlyer detyrimet në përputhje me Vendimin e Formës së Prerë, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit…” të çështjes nr. 21,069/MHM, date 29.11.2016”.

Shoqëria përmbarimore, duke mos qenë dakord me këtë vendim, e ankimon pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Trupa gjykuese e shkallës së dytë, me një vendim të marrë në nëntor të vitit 2023, e përmbys tërësisht situatën në disfavor të Belinda Ballukut dhe Ministrisë së saj.

Kolegji gjyqësor i Apelit Administrativ vendos të ndryshojë vendimin e shkallës së parë, duke rrëzuar padinë e Ballukut dhe duke i dhënë të drejtë shoqërisë përmbarimore.

Diçitura: Apeli Administrativ rrëzon Belinda Ballukun

Ky vendim, si rregull, është i formës së prerë dhe duhet zbatuar menjëherë. Por, Belinda Balluku dhe institucioni që ajo drejton, shpresojnë të marrin një vendim në favor të tyre në Gjykatën e Lartë.

Për këtë arsye, Balluku ka ushtruar rekurs, duke kërkuar pezullimin e pagesës deri sa Gjykata e Lartë të shqyrtojë në themel padinë e saj kundër shoqërisë përmbarimore, e, rrjedhimisht, kundër detyrimeve financiare ndaj kompanisë private.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Më kanë bllokuar makinën –

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

Të Lidhura

Më kanë bllokuar makinën –

Më kanë bllokuar makinën –

nga 27
12:10 | 23/12/2025
0

Në “radarin” e SPAK ka rënë edhe Bledi Shkëmbi. Ish-timonieri i Tiranës prej orës 10 të ditës së sotme ndodhen...

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

nga 27
11:38 | 23/12/2025
0

Tensione janë regjistruar këtë të martë në dyert e sallës ku mbahet Këshilli Bashkiak në Vlorë, kur përfaqësuesit e transportit...

Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

nga 27
11:20 | 23/12/2025
0

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 30 ditë nga Kuvendi, 6 deputetë të Partisë Demokratike, nga 29 të...

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

nga 27
11:04 | 23/12/2025
0

PS është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin...

Para
lajmi fundit

Përplasen tre makina në Dimal, dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Më kanë bllokuar makinën –

Më kanë bllokuar makinën –

12:10 | 23/12/2025
Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

11:38 | 23/12/2025
Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)

11:20 | 23/12/2025
Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

11:04 | 23/12/2025
“Po votohet një avokat i pushtetit, jo i popullit” –

Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –

10:58 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Më kanë bllokuar makinën –
  • Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –
  • Kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve, “zbutet” PS: Do ndëshkojmë vetëm 6 ligjvënës (Emrat)
  • Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –
  • Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –
  • Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Më kanë bllokuar makinën –
  • Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com