Dokument/ Si vodhi Sako 20 miliardë lekë nga rindërtimi në Durrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokument/ Si vodhi Sako 20 miliardë lekë nga rindërtimi në Durrës

16:33 | 06/02/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Aferat me procesin e rindërtimit regjistrohen në listën e vjedhjeve më të mëdha nga Bashkia Durrës, nën udhëheqjen e Emiriana Sakos. 20 miliardë lekë janë shpenzuara vetëm për kompanitë që supozohej të merrnin për sipër rikonstruktimin e pallateve të dëmtuara. Por, që në fakt vetëm kanë marrë paratë në shkelje flagrante të ligjit dhe nuk kanë bërë punën që iu takon.  Janë mbi dhjetë tenderë në të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje.

Dhe do t’i shqyrtojmë tani një nga një  duke evidentuar abuzimet për secilin prej tyre.

Tenderi i parë ka si objekt “Rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa në kuadër të procesit të rindërtimit (loti 1)”. Për këtë tender Bashkia Durrës ka shpenzuar 102 milionë lekë. Nga kontrollet e audituesit rezulton se nuk është kryer oponenca teknike për këtë procedurë prokurimi me vlerë mbi 100 milionë lekë, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”: neni 6. Ky nen përcakton se oponenca teknike duhet të kryhet për çdo ndërtesë. Pasi është ajo që përcakton qartë dëmin dhe ndërhyrjet që duhen bërë.

Oponenca duhej bërë nga institucioni përgjegjës, në këtë raste Bashkia Durrës. Dhe në përfundim fondi të nënshkruhej sipas raportit të kontrollit nga Këshilli i Ministrave. Por këto hapa ligjore nuk janë ndjekur. Ka qenë vetëm një urdhër i Sakos që të hapet tenderi për disa pallate të përcaktuar si të dëmtuar dhe të fituesi pasi të marr lekët të fillojë riparimin. Çka përbën shkelje të rëndë ligjore. Gjithashtu, në raport thuhet se bashkia për këtë tender ka bërë shpenzime për punonjës që nuk janë të nevojshëm.

“Përsa i përket inxhinierëve të vendosur në këtë procedurë prokurimi, numri i tyre nuk është argumentuar sipas zërave të punimeve. Kërkesa për inxhinier 114 mekanik nuk është e argumentuar me volumin e punimeve, pasi në zërat e preventivit nuk ka punime për ashensorë. Kërkesa për 2 arkitektë nuk është e argumentuar gjithashtu”, thuhet në raport.

Edhe tenderi i dytë ka të njëjtën objekt, por kemi të bëjmë me lotin II dhe bëhet fjalë për rindërtimin e disa pallateve të tjera.

Për këtë tender janë shpenzuar 134 milionë lekë. KLSh evidenton se edhe në këtë tender mungon oponenca teknike. Ndërsa më tutje thuhet se ky tender është dhënë me fitues të paracaktuar. Pasi kriteret për kualifikimin e kompanive nuk janë të mbështetura në ligjin për prokurimet. Gjithashtu ka një kërkesë të tepruar për numrin e punonjësve, si dhe të shpenzimeve që do të bëhen për ta. Çka është më e çuditshmja, Autoriteti Kontraktor kërkon që firmat konkurruese të dorëzojnë në listën e punonjësve edhe një mjek. Që në këtë rast është i panevojshëm.

“Përsa i përket kritereve të veçanta të vendosura në DST rezulton se kriteret për kualifikim nuk janë argumentuar dhe nuk ishin në lidhje të ngushtë me objektin e prokurimit, si: kërkesa për numrin e punonjësve duket e tej fryrë dhe e paargumentuar. Gjithashtu nuk është argumentuar nevoja për 2 arkitektë në këtë procedurë prokurimi. Kërkesa për mjek është e tepërt dhe nuk ka lidhje me asnjë nga përcaktimet e kontratës dhe është në kundërshtim me VKM-në nr. 632”, thekson audituesi.

 

Fiton kompania mashtruese

Sako ka shpenzuar 123 milionë lekë për lotin 3 të këtij tenderi. Për këtë tender kanë paraqitur ofertë 10 kompani, por janë përjashtuar për shkakun se nuk kanë publikuar raportin financiar për vitin 2020. Ndërkohë KLSH evidenton se firma fituese ka bërë një manipulim në momentin e fundit me dokumentet e raportit financiar. Kontrolli sqaron se, OE “E. 2000” shpk ka paraqitur vërtetimin për shlyerjen e taksave për vitin 2020 në bashkinë T. Por sipas ekstraktit historik rezulton se ka hapur nipt tjetër sekondar në datën 10.06.2020. Por nuk ka paraqitur vërtetimin për shlyerjen e taksave vendore nga bashkia për këtë adresë të re, duke mos e plotësuar këtë kriter.

Gjithashtu evidentohet se kompania në fjalë nuk ka kapacitet mjaftueshëm për të përballuar punën që kërkon ky projekt. “Duke qenë se kriteret e vendosura në DST për të gjitha lotet e kësaj procedure kanë qenë pothuajse të njëjta, rezulton se ky operator ekonomik nuk ka kapacitetet e nevojshme njerëzore si dhe përsa i përket stafit teknik dhe mjeteve për të kryer në kohë dhe në cilësi punimet për lotet ku ka marrë pjesë dhe është shpallur fitues”, shprehet KLSH.

Lista të fryra punonjësish

Tenderi i katërt në radhë, sërish për rindërtimin e pallateve në Durrës, ka gllabëruar 116 milionë lekë nga fondet e qytetarëve. Kësaj herë Sako ka firmosur kontratën me fituesin sipas rregullave, por ka toleruar disa kërkesa që praktikisht kërkojnë më shumë shpenzime dhe nuk janë të nevojshme. Sipas të dhënave të audituesi, firma fitues ka kërkuar inxhinierë, teknikë, arkitekt në numër më të lart nga cka është e nevojshme. Duke fryrë kështu numrin e punonjësve, fituesi ka përfituar më shumë para për këtë projekt.

Edhe për tenderin e lotit V, KLSH gjen të njëjtat problematika, lista e fryrë e punonjësve  dhe shpenzimet e tepruara. Për shkak të këtyre abuzimeve me punonjësit, shpenzimet për këtë tender kanë shkuar mbi 126 milionë lekë.  Kontrata për lotin VI ka po të njëjtën problematikë. “Grupi i punës i ngritur për hartimin e kritereve të veçanta të pranimit lidhur me kapacitetin teknik, vendosjen e kriterit të mësipërm nuk e ka argumentuar vendosjen e një numri kaq të madh punonjësish, nuk është argumentuar se përse nevojiten 2 inxhinier ndërtimi dhe 2 teknikë ndërtimi. Gjithashtu nuk është argumentuar nevoja për 2 arkitektë në këtë procedurë prokurimi”, sqaron audituesi.

Fitues të paracaktuar

Në tenderët për lotin VII, lotin VII dhe lotin VII të këtij projekti për rikonstruksionin e pallateve në zonën e Plazhit në Durrës, KLSH tregon se kemi të bëjmë më fitues të paracaktuar. Për këto tendera janë shpenzuar  respektivisht 100 milionë lekë,  117 milionë lekë dhe 104 milionë lekë. Në këto tre tender janë shpallur fitues të njëjtat firma si në tenderët më sipër. Çka hedh dyshimin e parë se kemi të bëjmë me kompromis nga autoriteti dhe operatori.

Ndërkaq, KLSh shprehet se kriteret janë vendosur në kundërshti me ligjin dhe në atë lloje formë që mund t’i vijnë përshtat vetëm një  firme që është përcaktuar më para si fituese.  Këtu dalin në dritë aferat e Sakos.

Milionat për pallatet e dëmtuara rëndë

Projekti për riparimin e pallateve të dëmtuar rënë është ndarë në katër lote. Për secilin rast KLSH ka evidentuar shkelje në dokumente. Në lotin e parë, për të cilin janë shpenzuar 204 milionë lekë, audituesi vëren se oraret e punës janë në përputhje ligjore, por numri i punonjësve ka paqartësi nga në procesverbalin përfundimtar të tenderit.

Ndërkohë në projektin për lotin 2, me vlerë 90 milionë lekë. Në lotin 3 me vlerë  247 milionë lekë dhe në lotin 4 me vlerë 22 milionë lekë, KLSH shprehet se paratë janë shfrytëzuar pa kriteret. Pasi në procesverbal nuk është përcaktuar qartë procesi i punëve që do kryhen dhe shpenzimet korrekte për secilin. Edhe në këtë raste evidentohen numër i lartë punonjësish dhe ekspertisht. Madje punonjës të profesioneve që nuk janë të nevojshëm për këto punime.

Lexo edhe:  Sako qeras Kastratin me 2 mld lekë, tenderi në shkelje të hapur

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

nga 27
20:27 | 15/01/2026
0

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen...

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

nga 27
20:11 | 15/01/2026
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare...

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

nga 27
19:39 | 15/01/2026
0

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj...

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

nga 27
19:27 | 15/01/2026
0

Partizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian...

Para
Fshehu 21 790 £ që të mos i deklaronte, procedohet 33-vjeçari

Fshehu 21 790 £ që të mos i deklaronte, procedohet 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

20:27 | 15/01/2026
Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

20:11 | 15/01/2026
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

19:39 | 15/01/2026
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

19:27 | 15/01/2026
Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

18:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –
  • E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –
  • Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –
  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com