Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së foli për çmimin e karburanteve, teksa 1 litër naftë po arrin shifra rekord.
Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar qytetarët, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit por edhe Europës që kanë ndërhyrë në treg me paketa financiare.
Rama vazhdon të flaësë me masa ,të cilat janë në një kohë të ardhmë dhe nuk dihet nëse do të bëhen ndonjëhere praktike.
Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së, ka parashtruar masat që do të marrë Qeveria në muajt në vijim, lidhur me çmimin e karburanteve në Shqipëri. Rama u shpreh se për çdo ditë që çmimi i naftës do të shkojë mbi 220 lekë për litër, do të ulet akciza me 20 %.
Rama foli për ngritjen e një entiteti public që do të monitojë tregun e karburanteve në Shqipëri, ndërsa u shpreh se tashmë është vënë në lëvizje edhe Bordi i Transparencës.
Duke folur për dy komponentët e rinj që do të përdoren nga Qeveria, Rama tha se ato do t’I besohen kompanisë publike AlbTrace. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se përmes këtyre komponentëve do të synohet të luftohet evazioni fiscal dhe kontrabanda e naftës, të cilat Kreu i Qeverisë i evidentoi si problemeve kryesore.
Duke sqaruar dy komponentët, Rama tha se njëri prej tyre është ngjyrosja e naftës. Ndërsa komponenti tjetër, sipas Kryeministrit, është ndjekja e lëvizjes së gjithë sasisë së naftës që lëviz transit në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Plani i ri do të na japë në fund të këtij viti një paqyrë kuptimplotë, duke rritur të ardhurat që do të përdoren për rritjen e pensioneve, pagave dhe investimeve, por edhe rritje të balancimit të çmimit, duke pasur parasysh faktorin jashtë krizës”, tha Rama.







