Kenegetarja Mariah Carey ka vendosur të humbasë 20 kg deri në muajin gusht, kur ka caktuar martesen me miliarderin australian James Paker dhe po pergatetet qe te jete nje nuse e bukur. Thuhet se 46-vjeçarja ka filluar një dietë të rreptë proteinash. Daily Mail i referohet nje miku te saj duke publikuar dhe ushqimet qe konsumon Mariah.
Shmang mëngjesin e hershem duke e nisur diten ne 11 dhe si nisje pi një smoothie proteinash dhe më pas gjatë ditës, ha edhe pesë racione të tjera të vogla.
-Racionet përfshijnë sallatë me mish pule, salmon i pjekur në skarë, karkaleca ose asparag të pjekur në skarë.
– Ushqimet e preferuara të këngëtares janë salmon i pjekur, sallatë pule me majonezë ose mustardë dhe sushi.
– Mariah, gjithashtu, pëlqen të konsumojë edhe djathë, kështu që vazhdimisht ajo merr porcione të vogla me djathë të pjekur gjatë drekës.
– E vetmja gjë që nuk ka eliminuar nga dieta eshte vera e kuqe, duke mos e hequr zakonin e një gotë verë ne darke.