Në muajin Tetor 2025, persona ende ta paidentifikuar, por që ka dyshime të forta se kanë prapavijë me botën e erët të krimit, kanë dashur të venë në zbatim një plan për rrëmbimin në Zvicër të ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë.
Një skenar sekret por kriminal, që nëse do ishte realizuar me sukses do shitej nga strukturat shtetërore në Tiranë, si triumf i një operacioni policor që çoi në pranga një person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, siç është Arben Ahmetaj.
Rrëmbimi do ndodhte kur Ahmetaj të ishte jashtë banesës së tij. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se plani ka qënë i tillë duke rrëmbyer Ahmetaj në Zvicër dhe më pas nxjerë në teritorin Italian, ku në këtë shtet do raportohej një arrestim nga strukturat e kërkimit të Policisë së Shtetit.
Me realizimin e këtij plani dhe arrestimin e tij në Itali, më pas do ishte prokuroria e posaçme SPAK, që do aktivizohej duke dërguar autoriteteve të drejtësisë italiane kërkesën për ekstradimin e Ahmetaj në Shqipëri.
Gjithçka ka dështuar, pasi prezencën e personave të dyshimtë në rrugët e Luganos në Zvicër, e ka konstatuar vetë Arben Ahmetaj, i cili menjëherë i është drejtuar me denoncim policisë lokale.
Tashmë për këtë çështje ka nisur një hetim nga policia e Zvicrës, e cila ka sekuestruar disa pamje filmike në disa rrugë të Luganos, me qëllim lokalizimin dhe identifikikmin e personave.
Ndërkohë janë administruar dhe disa mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese, që i janë drejtuar Arben Ahmetaj në muajin Tetor 2025 dhe në vijim.
Arben Ahmetaj, është ish-ministri i qeverisë Rama që nga Zvicra ku ndodhet si azilant, ka lëshuar akuza dhe fakte që denoncuan aferat korruptive dhe kriminale të kryeministrit Edi Rama, Ministres së Transporteve dhe Energjitikës Belinda Balluku si dhe drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Të gjitha denoncimet e Arben Ahmetaj, tashmë janë kthyer në dosje penale dhe janë kryer disa arrestime nga SPAK.








