Do mbroj emrin tim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do mbroj emrin tim –

17:55 | 02/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish-Presidenti Donald Trump po merr pjesë në procesin gjyqësor civil ndaj tij, që filloi sot në Nju Jork, në një kohë kur kontrolli i disa prej pronave më të rëndësishme të tij ndodhet në rrezik.

Pjesëmarrja e tij në gjyq, që është bërë me dëshirën e tij, shihet si një zhvillim i rrallë, nisur nga praktikat që zoti Trump ka ndjekur në të shkuarën.

Gjykatësi i çështjes ka marrë tashmë një vendim lidhur me një prej akuzave kryesore të ngritura në padinë e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James. Ai e ka shpallur atë fajtor për mashtrim lidhur me praktikat e tij të biznesit.

“Do të shkoj në gjykatë nesër në mëngjes për të mbrojtur emrin dhe reputacionin tim”, shkruante zoti Trump të dielën në mbrëmje në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Zoti Trump sulmoi Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, si dhe gjykatësin Arthur Engoron.

“E gjithë kjo çështje është një mashtrim”, shkruante zoti Trump. “Shihemi në gjykatë, të hënën në mëngjes”.

Gjyqi shënon kulmin e një hetimi shumëvjeçar të kryer nga zyra e prokurores James, që e ka akuzuar zotin Trump dhe kompaninë e tij, se mashtrojnë me pasqyrat financiare të pronave të tij.

Javën e kaluar, përpara se të niste gjyqi, gjykatësi Engoron mori vendim lidhur me akuzën kryesore të padisë. Ai tha se zoti Trump kishte mashtruar në mënyrë rutinore bankat, kompanitë e sigurimit e të tjerë, duke ekzagjeruar vlerën e pronave për të marrë kredi të reja.

Të hënën herët në mëngjes, zonja James përsëriti qëndrimin se zoti Trump për vite me radhë “ka fryrë e falsifikuar vlerën neto të pasurive të tij, me qëllimin për të pasuruar veten dhe për të mashtruar sistemin”.

“Javën e kaluar ne fituam themelet e çështjes sonë dhe dëshmuam se pasuria e tij neto e supozuar, ka qenë prej kohësh e bazuar në një mashtrim të jashtëzakonshëm”, shprehej zonja James nëpërmjet një deklarate, duke shtuar se ajo mezi priste që gjatë gjyqit “të dëshmonte shtrirjen e plotë të mashtrimit dhe akteve të paligjshme”, të kryera nga zotit Trump.

Ish-presidenti republikan, një nga njerëzit e afër të tij, dy djemtë e tij më të mëdhenj, drejtuesit e Organizatës Trump, si dhe ish-avokati i tij i kthyer në një prej armiqve kryesorë, Michael Cohen, janë në mesin e dhjetëra dëshmitarëve të mundshëm.

Zoti Trump nuk pritet të dëshmojë për disa javë.

Pjesmarrja e tij në gjykatë të hënën shënon një ndryshim të madh nga praktikat që ai ka ndjekur në të kaluarën.

Zoti Trump nuk shkoi në gjykatë, as si dëshmitar dhe as si spektator, kur kompania e tij dhe një nga drejtuesit më të lartë të saj, u dënuan për mashtrime me taksat vitin e kaluar. Ai nuk u paraqit as në procesin gjyqësor në fillim të këtij viti, në të cilin një juri e shpalli atë fajtor për abuzim seksual me shkrimtaren E. Jean Carroll.

Në disa mënyra, pjesmarrja e tij në këtë proces shihet si dëshmi e rrezikut që paraqet kjo çështje.

Prokurorja James, demokrate, ka kërkuar që zoti Trump të paguajë një gjobë prej 250 milionë dollarësh dhe që ai të mos lejohet të bëjë biznes në Nju Jork.

Vendimi i javës së kaluar i gjykatësit Engoron, nëse do të mbështetej edhe nga një gjykatë apeli, do të zhvendoste gjithashtu kontrollin e disa prej kompanive të tij, tek një administrator, i caktuar nga gjykata dhe mund ta detyronte atë të hiqte dorë nga pronat që ka në Nju Jork, si Trump Tower.

Zoti Trump e quajti atë një “dënim me vdekje të korporatës” së tij.

“Bëhet fjalë për një gjykatës të çmendur, që urren Trump-in, e që po udhëheq këtë çështje të bazuar mbi një mashtrim dhe me një shpejtësi të paparë më parë”, shkruante zoti Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Gjykatësi Engoron pritet të vendosë tashmë për gjashtë akuzat e tjera të ngritura në padinë e kryeprokurores James, përfshirë akuzat për konspiracion, falsifikim të të dhënave të biznesit, si dhe mashtrim të kompanive të sigurimit.

Zyra e kryeprokurores James pretendon se zoti Trump ka ekzagjeruar pasurinë e tij me 3.6 miliardë dollarë.

Po kështu sipas padisë zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të rreme se apartamenti i tij në Trump Tower në Manhattan – ishte gati tre herë më i madh sesa sipërfaqja aktuale dhe vlente 327 milionë dollarë. Zonja James thotë se asnjë apartament në qytetin e Nju Jorkut nuk i është afruar ndonjëherë kësaj shifre.

Zoti Trump e ka vlerësuar resortin e tij Mar-a-Lago deri në 739 milionë dollarë – rreth 10 herë më shumë sesa vlerësimi më i arsyeshëm i vlerës së tij, thotë zonja James. Shifra që kishte dhënë zoti Trump për pronën e tij private në Palm Beach të Floridës, bazohej në idenë se ajo mund të zhvillohej edhe për qëllime banimi. Por sipas zonjës James, kushtet me të cilat është blerë kjo pronë e ndalojnë një gjë të tillë.

Ish-Presidenti ka hedhur poshtë pohimet se ka bërë shkelje. Ai dhe avokatët e tij kanë thënë se askush nuk është dëmtuar nga ajo çka është paraqitur në pasqyrat financiare. Ai ka thënë gjithashtu se bankat nga të cilat ai ka marrë hua janë shlyer plotësisht, partnerët e biznesit kanë fituar para dhe kompania e tij ka lulëzuar gjithashtu.

Padia e zonjës James duket se krijon jo pak shqetësime për zotin Trump, ndërsa ai po bën fushatë për kthimin në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai është paditur katër herë që nga muaji mars, i akuzuar për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që e nxirrte atë humbës, mbajtje të qëllimtë të dokumenteve sekrete si dhe falsifikim të të dhënave të biznesit, me qëllimin për të fshehur një marrëdhënie të dyshuar me një aktore filmash për të rritur.

Gjyqi në Nju Jork mbi praktikat e biznesit të zotit Trump mund të zgjasë deri në dhjetor sipas gjykatësit Engoron./VOA/

Read more

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

Të Lidhura

nga 27
23:10 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend...

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

nga 27
22:36 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” nëNews24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe...

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

nga 27
22:22 | 23/12/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet që...

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

nga 27
22:10 | 23/12/2025
0

Partia Demokratike i ka shtrirë dorën të gjitha partive politike opozitare të bashkohen në protestat që sapo kanë nisur për...

Para
Skandali i videove erotike, Flor Binaj ngre alarmin –

Skandali i videove erotike, Flor Binaj ngre alarmin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com