Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nëpërmjet një konference për shtyp që po mban aktualisht, është ndalur ndër të tjera dhe te Amnistia Fiskale. Sipas tij, ky ligj do të kriminalizonte të gjithë shoqërinë. Ish-presidenti u shpreh gjithashtu se Aministia Fiskale do të ndikontë gjithashtu në largimin e investitorëve të huaj dhe do të dëmtonte biznesin vendas.
“Do dobësohet angazhimi dhe efikasiteti i strukturave shqiptarë për goditjen e pastrimit të parave. Do minohet procesi i nisjes së negociatave dhe anëtarësimi i vendit në BE. Do cënohej imazhi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO. Mbështes angazhimet dhe shqetësimet e shprehura nga BE për aministinë fiskale. Shqetësime në luftën kundër krimit të organizuar nga SHBA dhe Britania e Madhe. Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e rëndë.” tha Meta.