Pas dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, emrat e përjashtuar të gardës së vjetër në Partinë Demokratike nuk janë e vetmja befasi e listës së forcës më të madhe opozitare për zgjedhjet e 25 qershorit.
Edhe emrat e rinj të përfshirë në lista janë një tjetër vendim i papritur nga Lulzim Basha.
Jo vetëm vajza e Dëshmorit të Demokracisë, Azem Hajdari, Rudina është pjesë e listës për kandidatë për deputetë nga PD, por edhe Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, botuesit të Gazetës 55, do të garojë për një vend në Parlament.