Në ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka shpërndarë 200 karroca për personat me aftësi të kufizuar.
“Në cdo kompani, 1 në 25 punonjës duhet të jetë nga kjo kategori. Gjithashtu po punohet për rritjen e aksesueshmërisë së cdo institucioni. Në të gjitha qëndrat e formimit profesional, po bëhet e mundur aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe, për të mundësuar marrjen prej tyre të një zanati që do tju mundësojë futjen më shpejt në tregun e punës”, është shprehur Klosi.
“Rritja e mundësisë edhe për zhvillimin e aktiviteve sportive për personat me aftësi ndryshe, është një aspekt për të cilën po punohet gjithashtu për t”ju mundësuar më shumë aktivitet fizik”, tha ai.