Shkrimtari Ismail Kadare së bashku me të shoqen Helena ka vendosur që sot, në Ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetimë të kalojnë disa momente me ta.
Ata janë mbledhur në ambientet e një lokali në Tiranë, me disa nga fëmijët që janë pjesë e jetimoreve në Tiranë.
Në një bisedë të këndshme mes tyre, kanë ndarë së bashku botëkuptimet dhe shqetësimet.