Një lokal është djegur mbrëmjen e djeshme në fshatin Hormovë të Tepelenës.
Sipas sqarimit të policisë në brendësi të lokalit në pronësi të shtetasit R.E janë djegur disa tavolina dhe karrige.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.