Një automjet tip ”Fuoristradë” e mbushur me drogë është djegur në kufirin shqiptaro-grek.
Sasia e madhe e drogës është gjetur e ndarë në thasë. Fuoristrada ishte e ngarkuar në kufi për të kaluar në shtetin grek.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karioti në Igumenicë. Policia ka evidentuar nje fuoristrade tip Honda e cila po digjej. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse. Sipas mediave greke në automjet ka pasur një sasi shumë të madhe marijuane, e ndarë në thasë, ende e papërcaktuar. Makina ishte ngarkuar në kufi dhe po tentonte hyrjen në brendësi të tokës greke.