Një automjet tip “Peugeot”është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.
Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik pasi makina ishte me impiant gazi dhe ka marrë flakë në ecje. Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime pasi e ka pikasur herët defektin dhe ka dalë nga automjeti.
Si pasojë e ngjarjes, në autostradë u krijuan rradhë të gjata automjetesh.