Dialogu Thaçi-Vuçiç dhe teza e çmendur e shtetit etnik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu Thaçi-Vuçiç dhe teza e çmendur e shtetit etnik

10:03 | 15/08/2018
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Shumëkush e kujton pa ndonjë farë mundimi, këshillën historike që u është dhënë shqiptarëve nga miq e armiq, gjatë gjithë shekullit të shkuar, kur punët në Ballkan e Europë ndodheshin në zgrip: mos evokoni Shqipërinë etnike, mos e përmendni, madje as në ëndërr mos e shihni, sepse është një ide e keqe, një shpresë e kotë, një dëshirë që shkatërron paqen, stabilitetin dhe të ardhmen tuaj e të tjerëve rreth jush! Na e kanë thënë këtë aq shpesh, saqë breza të tërë shqiptarësh janë rritur me gogolin e Shqipërisë së Madhe në subkoshiencën e tyre.

Qëllimi i kësaj propogande të fortë që ushtrohej mbi Shqipërinë e Madhe, e cila të përfshinte të gjitha viset ku jetonin shqiptarë, bazohej mbi një parim themelor të marrëdhënieve mes shteteve, pas dy luftrave botërore, kur edhe morën trajtë të qëndrueshme kufinjtë në Europë: mosndryshimi i kufinjve sipas kritereve etnike. Arsyeja është më e thjeshta e imagjinueshmja. Nëse ndodh që evropianët t’i kthehen projektit të shtetit etnik, kontinenti praktikisht duhet të nisë një luftë të tretë botërore. Të gjitha vendet evropiane kanë probleme me fqinjët, të gjithë kanë pakica matanë kufinjve të tyre. Aq më tepër Ballkani, fuçia e vjetër e barutit, ku etnitë janë pleksur mes tyre në një lëkurë leopardi që s’ka Zot ta deshifrojë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E pra, mesa duket erdhi koha që liderët e Ballkanit, ta hedhin hapur idenë e shtetit me bazë etnike. E ka bërë këtë, siç raportojnë mediat, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, e pas tij edhe ministri i jashtëm serb Daçiç, që ka dalë hapur në favor të idesë së shkëmbimit të territoreve me Kosovën, me qëllim që secila palë të grupojë në kufinjtë e saj etninë e vet.

“Unë jam në favor dhe kjo është politika ime për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe se kujt i përket, është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme. Nuk e fsheh një synim të tillë, por nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo, dhe nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia.”, ka thënë Presidenti serb. Duke artikuluar një tezë e cila, siç po thuhet me dhjetra herë këto orë, prodhon riskun më të madh të imagjinueshëm të një efekti domino, i cili do të shkaktonte një luftë me përmasa, aktorë dhe pasoja tërësisht të paparashikueshme. Me precedentin Thaçi-Vuçiç në xhep, çdo vend i botës mund të reklamonte të drejtën për të grupuar rreth vetes territore e etni të ndodhura jashtë kufirit të vet shtetëror. A nuk u përdor edhe Kosova si precedent nga Rusia, kur aneksoi Krimenë?!

Nxitimi i ministrit të jashtëm serb Daçiç, për të përkrahur deklaratat e Vuçiç, në prani të zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, e cila po viziton Beogradin, tregon sesa e gatshme është Serbia që ta fusë edhe një herë në lotarinë e bisedimeve çështjen e integritetit territorial të Kosovës. Daçiç ka deklaruar madje se tani që po rikthehet në tryezë çeshtja e ndryshimit të kufinjve, më në fund qëndrimi historik i Serbisë kundër ndërhyrjes perëndimore në Kosovë, ka dalë i fituar. Një shpagim i vonuar “moral” për këtë delfin të dikurshëm të Millosheviçit, por situata që po projektohet shkon shumë përtej këtyre detajeve.

Me afirmimin e hapur të dëshirës për të korrigjuar kufinjtë shtetërorë sipas linjave etnike, lidershipi serb po shkel në një tokë të minuar. Dëshira e Hashim Thaçit për t’i shkuar pas, qoftë edhe nga pozitat e tij, kësaj ideje të çmendur, e bën të rrezikshme klimën që po përvijohet. Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi kryhet i pamonitoruar nga palë të treta dhe pa një listë “vijash të kuqe”, siç ka qenë tradicionalisht rasti kur kanë folur serbë dhe shqiptarë, produkti mund të jetë eksploziv për sot dhe për nesër. Për fat të keq, Europa dhe SHBA duken të ndara momentalisht në këtë pikë. Mesa duket, për shkak të diplomacisë akrobatike të Donald Trump, i cili pasi zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe pasi po bën pirueta të pashpjegueshme sa me Iranin, apo me Korenë e Veriut, tani ndoshta mund të jetë duke i hapur rrugë një eksperimenti të rrezikshëm në Ballkan.

T’i lësh kufinjtë e rajonit në dorë të elitës aktuale politike, është njëlloj si të lësh bombën atomike në dorën e Kim Jong Un-it. Dy liderë me një nivel aq të thellë mosbesimi mes tyre dhe që përfaqësojnë dy popuj me një armiqësi të thellë dhe interesa historikisht kryekëput të kundërta, janë dyshja më e papërshtatshme për t’u marrë me një materie kaq delikate e eksplozive, siç janë kufinjtë.

Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi s’mund të marrin në dorë lapsin e vizatimit të hartës së Ballkanit. Sidomos nëse do të duan ta vizatojnë atë sipas kritereve etnike, siç po deklarojnë së fundi. Sepse, pasojat e një lodre të tillë të rrezikshme, shkojnë parimisht përtej çdo imagjinate të një njeriu normal.

Dialogu Thaçi-Vuçiç dhe teza e çmendur e shtetit etnik

Etiketa: Skënder MinxhoziThaçi-Vuçiç

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Pushimet e festat, fluks emigrantësh në Kapshticë

Pushimet e festat, fluks emigrantësh në Kapshticë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com