Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

10:17 | 30/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç. Takimi u ndërmjetësua nga i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak. “Kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën”, shkroi Lajçak në Twitter, duke paralajmëruar së shpejti vazhdimin e bisedimeve, por pa dhënë data.

Megjithë diskutimet e gjata për pensionet dhe kadastrën ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve dhe diskutimet për këtë element të marrëveshjes së përgjithshme për pretendimet financiare dhe e çështjet të pronës midis dy vendeve do të vazhdojnë në takimin e radhës.

Petkoviç këmbëngul për Asociacion me kompetenca ekzekutive

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës nuk përmendet që palët kanë folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kërkesë kjo e vazhdueshme e qeverisë së Serbisë. Kryesuesi i palës serbe në dialog, që është njëkohësisht drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha pas takimit se në bisedime “u ngrit edhe çështja e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, dhe sipas Petkoviç, “zbatimi i kësaj marrëveshje është i nevojshëm për vazhdimin e dialogut që do të ndihmonte në ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.

“Pa formimin e Asociacionit ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet organizatë joqeveritare, nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe me kompetenca ekzekutive”, tha Petar Petkoviç.

Këndvështrime të ndryshme

“Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel, jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t’i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite”, tha  Petroviç, duke shtuar se normalizimi i marëdhënieve Kosovë-Serbi nënkupton kompromis.

“Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbasin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës, por që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për Serbinë”, tha Petkoviç.

Tahiri akuzon Serbinë për hipokrizi

Takimi në Bruksel mes grupeve të ekspertëve Kosovë-Serbi ndodhi pas një muaji ndërprerjeje dhe një ditë pas votimit të qeverisë së Serbisë me kryeministre Ana Brnabiç. Kjo e fundit gjatë betimit të qeverisë dhe të ministrave të saj, lexuan tekstin e betimit, ku ndër të tjera shkruhej: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe të Metohisë”. Kjo frazë në tekstin e betimit të qeverisë së Serbisë, nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës.

“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në tjetrën të bëhen deklarata të pamatura e nxitje të konfliktit. Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, shkroi në profilin e tij social zëvëndës-kryeministri Besnik Tahiri.

Në këtë fazë ku mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet nga njëra anë dialog në nivel ekspertësh, dhe nga tjetër dhe polemika në distancë, Bashkimi Evropian po bën përpjekje që të ndërmjetësojë edhe një takim të nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq. Në takimet që ndodhën në fund të gushtit dhe në shtator u diskutua çështja  e të pagjeturve, ndërsa Beogradi këmbëngul që të diskutohet edhe çështja e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Kjo temë për Prishtinën zyrtare është e mbyllur dhe ajo nuk pranon të flitet më për të./DW

Etiketa: Beogradidialogu kosove serbikëndvështrime të ndryshmePrishtina

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
“UÇK-ja ka bërë krime lufte”, Milaim Zeka komenton deklaratën e manipuluar

“UÇK-ja ka bërë krime lufte”, Milaim Zeka komenton deklaratën e manipuluar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com