Dhurata Lazo, nga dorezat e Ferdinand Dedës tek suksesi europian – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhurata Lazo, nga dorezat e Ferdinand Dedës tek suksesi europian

21:00 | 22/03/2017
në Gossip
0

 

Pianistja shqiptare e skenave ndërkombëtare, një histori suksesi që nis në sallat e ftohta të Akademisë së Arteve për të kulmuar në skenat më të famshme të Botës

Nga Loneta Progni

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

“Në sallën e Akademisë bënte shumë ftohtë dhe i madhi Ferdinand Deda më solli një palë doreza që të më ngroheshin duart. I kam ende ato doreza dhe i ruaj si kujtim, sepse për mua ai ishte dirigjenti i zemrës. Pata fatin të punoja në shumë koncerte me të, edhe më vonë”, tregon e emocionuar pianistja e suksesshme e skenave ndërkombëtare Dhurata Lazo. Ky është një moment i veçantë nga koncerti i saj i parë me orkestrën simfonike të RTSH-së, me dirigjentin e njohur Ferdinand Deda. Në atë kohë Lazo ishte vetëm 16-vjeç, por edhe pas kaq shumë vitesh, ajo sërish e rrëfen me shumë emocion dhe nostalgji për 27.al .

 

Pianistja e njohur Dhurata Lazo, ka lindur në Gjirokastër dhe në moshën 6-vjeçare ka marrë mësimet e para për pianoforte, në qytetin e lindjes. Megjithëse e gjendur para një instrumenti mistik dhe me përmasa të mëdha, e vogla Dhurata, në atë kohë la lojërat e zakonshme të fëmijërisë për t’iu përkushtuar ëndërrës së saj të madhe. Talenti i padiskutueshëm i pianistes do të jepte frytet e para në skena të vogla dhe modeste, por kurrsesi nuk mund të kalonte pa u vënë re nga artistët e kohës. Dhurata ka marrë pjesë në disa konkurse të zhvilluara në RTSH, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme. Në moshën 14-vjeçare, ajo fitoi konkursin për të vazhduar studimet pianistike në Liceun Artistik “Jordan Misja” nën drejtimin e pedagoges Nikoleta Nako.

Është diplomuar për pianoforte në Konservatorin e Tiranës në vitin 1990, me profesor Anita Tartari dhe në shtator të po këtij viti transferohet në Itali, ku diplomohet në vitin 1998 edhe në Konservatorin “Giuseppe Verdi” të Milanos. Ka studiuar për shumë vite në Akademinë e Chopin-it në Padova me profesorin polak Marian Mika dhe ka qenë e vlerësuar nga Fazioli Piano, si dhe e ftuar për recitale në premierat e tij. Lazo ka luajtur recitale pianistike në Itali, Gjermani, SHBA, Luxemburg, Francë, Zvicër, Austri, Ukrainë, Shqipëri, Kosovë, Poloni dhe gjetkë.

Në koncertet që ka zhvilluar në Itali, ka luajtur vepra shqiptare, si “ Delja rude” apo pjesë të kompozuara nga Çesk Zadeja, të vlerësuara shumë nga kritika italiane.

“Madje CD-të me perlat shqiptare ua kam dhuruar në Romë Atit të Shenjtë dhe Mbretëreshës së Anglisë në Londër”, tregon me shumë krenari pianistja.

Dhurata Lazo është nderuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare. Të gjitha këto arritje, Dhurata ua dedikon njerëzve të dashur që me dashuri  ia kanë lehtësuar shumë rrugën drejt karrierës dhe suksesit.

https://www.facebook.com/dhuratalazo/videos/10202634893791268/

Etiketa: Çesk ZadejaDhurata Lazoe talentuarFerdinand DedaGiuseppe VerdikrenariLoneta ProgniPianistja

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Si sot 25 vjet më parë, 22 mars 1992, kur PD i fitoi mbi 1 milion vota

Si sot 25 vjet më parë, 22 mars 1992, kur PD i fitoi mbi 1 milion vota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com