Policia ka bërë të ditur se kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj, është dhunuar nga një 57-vjeçar për shkak të detyrës.
Sipas policisë, shtetasi Pellat Bonaj është vënë në pranga, pasi mbrëmjen e së mërkurës, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës Binajn. Policia konfirmon se debati ka ndodhur për linjën e furgonave Selenicë-Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Binaj, 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.