Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi më në fund ka reaguar për dhunën shtazarake që anëtarë të fisit të Rrajave kanë ushtruar ndaj kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja.
Postimi i Çuçit:
Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.
? Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.
? Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë.










