Dhjetëra efektivë të policisë së Vlorës do i bashkohen kolegëve në Tiranë. Mësohet se janë nisur që mbrëmjen e sotme një pjesë e tyre, të tjerë pritet të nisen nesër. E njëjta gjë pritet edhe nga komisariatet e qyteteve të tjerë.
Pak më përpara ka ndodhur një përplasje e frikshme mes tifozëve dhe policisë, ku sipas burimeve një efektiv ka mbetur i plagosur. Policia ka nisur shoqërimet e disa prej tifozëve holandezë për në komisariat.
Qindra prej tyre kanë pasur përplasje të ashpra me policinë duke i qëlluar me gurë dhe shkopinj. Mësohet se një pjesë e mirë e tyre janë dhe nën efektin e pijeve alkoolike ndërsa nuk dihet si do shkojë kjo situatë deri ditën e nesërme.