Merr përmasa më të mëdha ngjarja e rëndë në Elbasan, ku 50 vjeçari Elmas Kaliaj sulmoi me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, Shkëlqime Kaliaj.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe komshiu i çiftit, i cili ka hyrë për të shpëtuar gruan.
Komshiu është identifikuar si Enver Sula dhe burime bëjnë me dije se ai ndodhet në spital.
Sipas fqinjëve të çifit, 50-vjeçari në momentin e arrestimit ka bërtitur “do i vras të gjithë”, ndërsa theksuan se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor prej 2 vitesh dhe mjekohej.