Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione –

20:50 | 26/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –

Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –

Më kanë gjuajtur me shpullë… –

SPAK intensifikon hetimet për dosjen Balluku, zëvendëskryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, në hetim për 7 lote të Unazës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Gjatë kësaj të premteje, me vendim të GJKKO-së, janë bërë rreth 35 kontrolle, objekt i të cilave kanë qenë kompanitë e biznesmenëve të cilët kanë fituar tenderë të rrugëve me vlerë miliona euro, që SPAK po i heton, si dhe zyrtarë të institucioneve në varësi të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës që drejton Belinda Balluku.

Ende nuk dihen emrat e të gjithë personave, zyrtarë apo biznesmenë, të cilëve u janë bërë kontrolle në subjektet e tyre apo në banesa.

Kontrollet janë shtrirë te kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj fitues i tenderit për rrugën Thumanë–Kashar.  Sipas dosjes hetimore, falë angazhimit direkt të zëvendëskryeministres Belinda Balluku koncensioni i pezulluar nga qeveria për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, iu rikthye kompanisë Gener 2 për më shumë se 245 milionë euro, si një “nder jete”, siç dilte në përgjimet e ministres me vartësin e saj, kreun e ARRSH në atë kohë, Evis Berberi.

Kontrolle janë bërë edhe ndaj biznesmenit Ilir Shtufit është pronar i “Nova Construction – 2012” shpk, një prej 3 operatorëve që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së  Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.

Ndër personat ndaj të cilëve janë ushtruar kontrolle janë edhe dy ish-vartës të Belinda Ballukut, aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe ish-kreu i KESH Erald Elezi. Mësohet se gjatë kontrolleve në banesat e dy ish-zyrtarëve të shkarkuar pak ditë më parë nga postet që mbanin, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar telefona celularë dhe dokumentacione, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit nga organet e drejtësisë.

Në vijim të hetimeve për dosjen Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Viola Haxhiademit, drejtoreshës së KESH-it, që deri dy ditë më parë mbante postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pjesë e kontrolleve të SPAK ka qenë edhe drejtoresha e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Sindi Dushku si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Kontrollet janë miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake Erion Çela, i njëjti që caktoi masën e pezullimit nga detyra të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kontrollet janë bërë që në orët e para të mëngjesit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbështetur dhe nga forcat e Policisë së Shtetit

SPAK po vijon të kërkojë prova të tjerë për në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Ballukut dhe vartësve te saj, ndërsa ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për të shkuar në një masë arresti ndaj saj.

gijotina.com/

Të Lidhura

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –

nga 27
23:06 | 24/01/2026
0

Tension dhe përplasje fizike kanë shpërthyer në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku disa deputetë të Partisë Demokratike...

Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

nga 27
22:12 | 24/01/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar duke e konsideruar si mashtrim dhe të pabazë deklaratën e policisë se janë plagosur 12 efektivë....

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –

nga 27
21:40 | 24/01/2026
0

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një...

Më kanë gjuajtur me shpullë… –

Më kanë gjuajtur me shpullë… –

nga 27
21:34 | 24/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë protestës kombëtare të opozitës të zhvilluar sot në Tiranë, ku një fëmijë 10-vjeçar...

Para
pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –

23:06 | 24/01/2026
Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

22:12 | 24/01/2026
Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –

21:40 | 24/01/2026
Më kanë gjuajtur me shpullë… –

Më kanë gjuajtur me shpullë… –

21:34 | 24/01/2026
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper –

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper –

21:16 | 24/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –
  • Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –
  • Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre –
  • Më kanë gjuajtur me shpullë… –
  • Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper –
  • Renditja e Superiores, fitorja me Partizanin e ngjit Vllazninë në krye së bashku me Egnatian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë –
  • Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com