Një skenar i denjë për filma mund të konsiderohet tentativa e vjedhjes së një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një bankë në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet.
Mësohet se, grabitësit kishin hartuar një skemë të mirëmenduar për t’u futur në ambientet e bankës përmes kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza, por me ndërhyrjen e policisë, ata janë larguar.
Gjatë aksionit e sipër ata kanë hedhur armën në Bulevard, e njëjta që u gjet gjatë ditës së djeshme nga policia pranë Ministrisë së Drejtësisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende.