Dështim nëse Flamurtari nuk ngjitet në elitë. Isha pranë firmës me… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështim nëse Flamurtari nuk ngjitet në elitë. Isha pranë firmës me… –

17:39 | 05/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Emiljano Çela ka vendosur që karrierën e tij si trajner ta vazhdojë duke drejtuar Flamurtarin. Një hap para, siç e cilëson vetë tekniku i cili po bën gati skuadrën me të cilën do të përballojë sezonin e ardhshëm.

Në intervistën e tij për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, Çela ka treguar se si po ndërtohet skuadra e re, cilat janë objektivat e skuadrës si dhe cilët sheh si rivalët kryesorë për kthimin në elitë.

“Përpos ofertave të tjera që pata, me ekipe nga Superiorja ku me një klub isha drejt marrëveshjes, ishte një ofertë nga Flamurtari që mu duk interesante për vetë faktin se do më jepej mundësia të ndërtoja vetë një ekip. Kjo do më ndihmonte për hapat e karrierës, që t’i zbusja, t’i bëja më graduale. Në karrierë e shoh si progres së Flamurtari është klub i madh, ekip i madh, qytet me traditë në futbollin shqiptar, shpresoj dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur.

Ishte vetë presidenti që më bindi, atje gjeta një ambient shumë të mirë, që më donin, ishin entuziastë. Ndjeva ngrohtësi, besim dhe këto faktorë bënë që të firmosja me Flamurtarin.

Gjithsesi nuk do të isha me Kastriotin, se më mbaronte kontrata. Çdo gjë ishte për t’u diskutuar dhe folur. Unë e kam thënë që i jam mirënjohës klubit për çdo gjë që ka bërë për mua, shpresoj që me punën time t’ia kem shpërblyer. Thjesht kërkoja një rrugë e eksperiencë tjetër në karrierën time.

Nuk kishte gjë që më mungonte atje, është klub i mirë, i realizuar, serioz. Presidenti Alban Vogli është i rrallë se të lë të punosh, të shfaqesh vlerat profesionale si trajner. Thjesht ishte një dëshirë e imja të kërkoja një eksperiencë të re.

Ambienti në Vlorë është një ambient që zien, kërkon ekip konkurrues. Njerëzit në Vlorë, u bënë tashëm 2-3 vite që po vuajnë për futboll cilësor, që të luajnë në elitën e futbollit shqiptar. Është vit i rëndësishëm për ne. Kam parë që nga viti i fundit ekipi, drejtuesit, edhe grupi që pothuajse u shpërbë, kanë kaluar një traumë. Ekziston një frymë mosbesimi se patjetër investimet ishin të mëdha dhe dështimi u përjetua shumë në çdo ambient futbolldashës në Vlorë. Kam marrë dhe ndjej përgjegjësi të madhe ndaj në merkato jam munduar të tregohem i kujdesshëm, të marr lojtarët e duhur për mentalitetin, filozofinë e lojës që kërkoj, apo mentalitetin e ekipit të Flamurtarit ndër vite.

Patjetër ekipin po e bëjmë në mënyrë graduale, kemi nevojë të afrojmë edhe një mbrojtës tjetër, edhe në linjën e majtë. Aty kemi Vitijën, është lojtar i shkëlqyer. Po kërkojmë në të majtë një tjetër që të dublojmë dhe mendoj se me Teqjen në portë dhe Imamin që u bashkua sot, e kemi mbyllur. Në mesfushë kemi marrë edhe një lojtar me tipare sulmuese, edhe mesfushorë krahu. Nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë goditje më të rëndësishme me disa lojtarë me eksperiencë.

Nuk mund të tregoj asnjë emër se eksperienca ka treguar se kur i zbuloj prishet gjithçka. Por me stafin e me drejtuesit po ecim me hapa të ngadaltë por të sigurt. Ka lojtarë Superioreje, disa lojtarë marrin pjesë edhe në kupat e Europës.

Çfarë nuk funksionoi më parë te Flamurtari? Nuk di, nuk mund të bëj analizën e punës së një trajneri apo të një ekipi në momentin kur unë nuk kam qenë afër të shoh punën e ndeshjet. Kam parë disa ndeshje, për interesin tim, kam parë lojtarët që klubi ka dëshiruar të vazhdojë bashkëpunimin, por nuk mund të bëj analizën e një kolegu tjetër.

Ne akoma nuk e kemi filluar punën, jemi kujdesur që të marrim në radhë të parë njerëz me vlera e pastaj futbollistë profesionistë se është e rëndësishme të krijojmë grupin, që fryma të jetë bashkëpunuese me të gjithë ne. Hap pas hapi të shohim problemet që na dalin dhe pastaj shkrirjen e grupit që të bëjmë diçka më mirë.

Do ishte dështim mosngjitja, për mua në radhë të parë e pastaj për klubin e të tjerët. Presidenti e bëri të qartë që kur firmosa se objektivi i vetëm është arritja e Superiores.

Në Kategorinë e Parë ka disa rivalë, për mendimin tim gjithmonë dhe koha e eksperienca ka treguar që rivalët kryesorë janë ata që sapo bien, Kastrioti e Bylis. Ata që bien kanë tjetër ritëm, tendencë e grup, apo frymë, se e kemi thënë që në Superiore është tjetër futboll, më taktik e zonal. Në Kategorinë e Parë është luftë e fortë, është agresive, në vitet e fundit ka tendencë të mirë me rritje. Ka ekipe me traditë si Lushnja, Tomori apo Besa, por rivalë parësorë shoh ekipet që sapo bien nga kategoria. Patjetër edhe ata që po bëjnë merkato. Koha do të tregojë kush do të marrë petkun e pretendentit.

Elbasani? Bën pjesë te ekipet që përmenda më lart, është ekip me traditë, më bëhet qejfi që ekipet e traditës po ngrihen gradualisht. Skuadra si Skënderbeu, Elbasani, Dinamo apo Flamurtari janë në qytete futbolli. Futbolli është i bukur kur luhet me tifozë, qytete të mëdha e futbolldashës, e gara të jetë e fortë dhe të jetë sa më e shikueshme për sportdashësit se për ata luhet”, tha ndër të tjera Çela në intervistën e tij./PanoramaSport

Read more

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Të Lidhura

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

nga 27
21:10 | 13/03/2026
0

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Para
Tronditet Donetsku, shpërthim i fuqishëm në qytet (VIDEO) –

Tronditet Donetsku, shpërthim i fuqishëm në qytet (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

21:00 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –
  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com