Dëshmitë rrëqethëse: Kleri katolik gjatë diktaturës me shifra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmitë rrëqethëse: Kleri katolik gjatë diktaturës me shifra

16:02 | 05/11/2016
në Shqiperi
0

881 vite burg (afro 9 shekuj) kryen priftërinjtë që kishin kryer studime në 24 universitete të Evropës. 28 prej 38 martirëve të fesë katolike nuk kanë fare varr. Dëshmitë më rrëqethëse të denja për në Mesjetë: Pasi ia prenë këmbët me sopatë, Dom Lazer Shantoja u pushkatua, Papa Josif Papamihali u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit, Ata Serafin Koda vdiq pasi hetuesi e mbyti me thonj në fyt, Maria Tuci u mbyll në thes me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj.

Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Të gjitha këto shifra u bënë publike dje gjatë emisonit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, një puntatë që u shndërrua në homazh për klerikët martirë, në nder të të cilëve nesër në Shkodër do të mbahet ceremonia e lumnimit të tyre. Drejtori i Institutit të Teologjisë dhe Filozofisë në Shkodër, At Mario Imperatori, një nga organizatorët e kësaj ceremonie Dom Mark Shtjefni si dhe studiuesit Parçel Hila dhe Dorian Koçi sollën në vëmendje të publikut fakte, të dhëna dhe dëshmi unike që nuk ishin dëgjuar më parë lidhur me persekutimin e klerit katolik shqiptar.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirë, një ishte gjerman, një polak dhe një italian.

Edhe në insertin special të emsionit u bënë publike për secilin martir fundi i tyre tragjik, mes të cilëve do të veçohen si më të rëndat:

-Dom Lazer Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër.

-At Serafin Koda vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në -kuptimin e vërtetë të fjalës.

-Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop.

-Papa Josif Papamihali u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit.

-Imzot Jul Bonati u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinën e Durrësit dhe vdiq teksa mjekët bënë me të eksperimente si një kavie.

-Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një gropë fekalesh.

E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që përpara se ta pushkatonin tha: Rroftë Krishti mbret. I falim armiqtë tanë! /mapo/

Etiketa: Dëshmitë rrëqethëse: Kleri katolik gjatë diktaturës me shifra

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shkodër – Kush janë 38 martirët shqiptarë që po lumturohen sot

Shkodër - Kush janë 38 martirët shqiptarë që po lumturohen sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com