Dëshmia e radhë e ish-kryebashkiakut të Shkodrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia e radhë e ish-kryebashkiakut të Shkodrës

10:36 | 05/01/2023
në Aktualitet
0

Read more

Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima –

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –

“Më jep 20 mijë Euro”, I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze –

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –

Nga Filip Guraziu- Adoloshenca mund të përkufizohet edhe kështu: Mosha në të cilën shoku e shoqnia përbëjnë, mbas dashunisë familjare, gjanë ma të shtrenjtë në jetë. Së paku, ky asht konceptimi im, rezultat i përvojës së jetës. Shokët e fëmijërisë në Shkodër (Ndoku, Viktori, Bepi, Franko, Franci, Tonini) ishin edhe shokët e adoleshencës së parë; me ta ndajsha përvojat e para në jetë, gëzimet e para, sukseset e para, shqetësimet e para dhe sekretet e para. Na bashkonte mendimi politik, na bashkonte veprimtaria sportive, na bashkonte besimi e ndihma reciproke. Ndihesha fatlum në shoqninë e tyne, e kurrë nuk mendojsha se, ndonjëherë kishim me u nda, por jeta të ballafaqon me të paprituna…!

Në Shtator të vjetit 1957, në moshën 14 vjeçare, isha nxanës i vitit të dytë në gjimnazin “29 Nandori”, Shkodër. Me përfundimin e semestrit të parë mësimor, dhe me rastin e vjetit të ri, drejtoria e shkollës, kishte planifikue mbramje vallëzimi me pjesëmarrjen e të gjithë nxanësave të vjetit të dytë.

Jo vetëm për mue, por për të tanë nxanësat, kjo lloj veprimtarie ishte nji risi e, natyrisht e përjetojshim me emocione…! U mundova me u veshë sa ma mirë për mbrëmjen e vallëzimit; pantallona tip kilot (si punë brakeshash në fund), e xhup leshi me fyt, i punuem prej nanës).

Shkova pak me vonesë, mbramja kishte fillue. Në palestrën e shkollës kishin vendosë, në të tanë anët, banka si ato të mencave ku ishin ulë nxanësat; djelmt e vajzat ishin grupue në pozicione të ndryshëm, kurse në qendër ishte vendi i orkestrës, fizarmonikë e kitarë.

Megjithëse muzika kishte gjallni, fillimi i mbramjes ishte i “voktë”, sepse asnjeni nuk po merrte nismën me shkue deri te grupi i vajzave, për me i kërkue të drejtën e vallëzimit.

Sapo, “ma guximtarët” e thyen akullin dhe filluan me vallzue, menjëherë mbrëmja mori “hov”, e vendi pothuaj nuk mjaftonte për të gjithë ato çifte valltarësh. Vallëzova edhe un, kjo lloj përvoje më jepte kënaqësi, të gjithë ishim të gëzuem.

Mbas do kohe, nji shoqe simpatike e klasës, me të cilën kishim qenë së bashku  qysh në fillore, e kishim edhe miqësi familjare, (me iniciale Ç.R.), më dha me kuptue se donte me vallëzue, me mue.

Vallëzuem së bashku me ritmin e nji tango e, në nji moment, partnerja e vallëzimit, më thotë me za shumë të ultë e me shumë emocion: “Filip, kam diçka shumë me randësi me të thanë, por ma parë due me më dhanë fjalën, se njeriut të gjallë s’ke me ia tregue, sepse, po fole e ma qite bisedën, jeta e ime rrezikohet…!”

Mbasi u përbetova me sinqeritet, shoqja e klasës vazhdoi me lot, në sy: “Sigurimi i Shtetit, nëpërmjet U.S., më ka ngarkue detyrën e raportimit për të tana bisedat, që ban ti Filip! Rueje veten e më ruej edhe mue! Po fole, më more në qafë!”

U ngriva prej bisedës, megjithatë gjeta forcë, për me e falënderue, me gjithë zemër, shoqen besnike për ndihmën që më dha, tue e sigurue se, do t’ isha tepër i kujdesshëm.

At çast, për mue mbrëmja mbaroi! Nuk vallëzova ma, e pak ka pak, për mos me ra në sy, për ndryshimin e gjendjes sime shpirtnore, u largova prej mbrëmjes! Shkova në shtëpi, i dërmuem shpirtërisht, ngjarjen e mbajta brenda vetes; atë natë nuk mbylla sy…!

Ajo bisedë kishte ndryshue çdo gja brenda meje, nuk isha ma Filipi i djeshëm, nuk kisha ma entuziazëm, deri shokët m’u dukeshin ndryshe, edhe qyteti kishte ndryshue, shkolla nuk ishte ma, ajo, e para…!

Pyetsha veten, pse ky ndryshim në psiken time? A thue prej frigës?

“Altroego”, prej thellësisë së shpirtit, më dha përgjigje: – “Jo, nuk asht friga, sepse ti nuk ke ba asgja kundër pushtetit, por asht “neveria”; neveria që të shkakton politika e ndytë e “luftës së klasave”, neveria që ndien dhe të futet në stomak, në bark, në gojë e gjithkund dhe të pështjellon, deri psikën, kur ballafaqohesh me llomin, me intrigën, me shpifjen e me krimin!

Kjo neveri, më kishte shkërmoqë fillin e entuziazmit të adoleshencës së parë…!

Të nesërmen vendosa: Do të largohem prej Shkodrës, axha Tonin e Dila, në Tiranë më pritshin me krahë hapë! Do ta provoj: vend i ri, jetë e re, shpresë e re!

Atë mbrëmje, mblodha shokët për komunikimin e vendimit tim, tue u tregue thelbin, por jo bisedën dhe personin. “Duhet ta dini, i’u drejtova, se jam e jemi të survejuem prej agjentëve të Sigurimit, unë po largohem prej Shkodrës, ju tregohuni të kujdesshëm, evitoni qëndrimin në grup”. Nuk pati asnjë diskutim, heshtje e plotë, lajmi i bllokoi…!

Fati më ndihmoi, Tirana ndryshoi rrjedhën e jetës sime, atje gjeta nji atmosferë krejt tjetër (ishin vjetët e liberalizmit, pro politikës hrushoviane).

Në klasën e nandtë të shkollës së “Kuqe” (Tiranë), gjeta përkrahje dhe mundësi për aktivizimin tim, në sportin e basketbollit. Së bashku, me dy shokët e ngushtë të shkollës; Vaso Shakën e Bujar Shehun, mbas pak vjetëve u bamë lojtarët kryesorë të përfaqësueses shqiptare të basketbollit…!

Dy vjet mbrapa, në 1959, u shpalla Kampion i Spartakiadës së Parë Kombëtare Sportive të shkollave të mesme në basketboll, që u zhvillue në Shkodër dhe, po atë vjet në shtator, u nderova me Medaljen e Artë, si lojtari i ri ma i dalluem, në sportin e basketbollit.

Falë “vallëzimit fatal”, jeta ime ndryshoi dhe ritmi i “vallëzimit të ri”, më tërhoqi me forcën e tij…por…por, zig-zagu i “luftës së klasave”, më doli përpara, gjatë tanë jetës, dhe deri sot, që po shkruaj këto rreshta!

Fillimi e sportit, bashkë me persekutimin politik

Në vjetin 1955, në moshën 13 vjeçare, vazhdojsha klasën e shtatë, në shkollën “11 Janari”, Shkodër. Pasioni për futbollin ishte në kulmin e tij. Atë vjet u inkuadrova në skuadrën e futbollit të shtëpisë së Pionierit Shkodër, që e drejtonte ish futbollisti veteran, Ernest Halipiani.

Gëzimi, qe tepër i madh, kur mora kostumin sportiv (kanotierë, tuta sportive e këpucë futbolli të vjetra). Këpucët m’i riparoi gjyshi, te nji këpucar në lagje, dhe unë fillova stërvitjen me shumë pasion.

Mbas nji muaji na lajmëruan, se ekipi i futbollit të pionierëve, ku unë bëjsha pjesë, do të luante për 15 minuta në fushën e stadiumit të Shkodrës, kundër nji tjetër ekipi të moshës, gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve, të nji ndeshje të kategorisë së parë.

Rasti ishte shumë i bukur, dëshira e madhe, për me luajtë para mija spektatorëve. Shkova me gëzim në stadium, së bashku me shokët e mi, por mbeta krejtësisht i zhgënjyem prej trajnerit; të gjithë u futën në lojë përveç meje!

U ktheva në shtëpi shumë i mërzitun, nuk e bana muhabet në familje, por mendova e konkludova me veten time: Ndoshta, dikush për motive politike, e ka urdhnue trajnerin mos me më aktivizue, ose varianti i dytë; unë nuk isha i aftë për futboll. E dyta, nuk me bindte, sepse për aftësitë e mija isha zgjedhe kapiten skuadre i shkollës, pra…!

Të nesërmen u paraqita te trajneri dhe i dorëzova kostumin sportiv, tue i thanë se: “dje, e kuptova, që nuk bëj për futboll”. Pata mbet pak i çuditun se, si trajnerit Ernest Halipiani, nuk i bani aspak përshtypje veprimi i im dhe u tregue komplet indiferent! Duket i shkoi “për shtat”, largimi i im!

Megjithëse pata këtë “disfatë”, aktivizimi në sport më gërryente përbrenda.

Kujtoj se, mbas nji vjeti, fillova arsimimin në gjimnazin “29 Nandor”, Shkodër. Në atë kohë, Shkodra kishte nji skuadër shumë të mirë në basketboll. Unë, me shokët e mi, hishim “fshehtas” rojës në shkollë, dhe prej dritareve, admirojshim stërvitjet e ndeshjet e kampionatit.

Lojtarët kryesorë, në atë kohë, ishin: Muhamet Sokoli, Vehbi Ademi, Skënder Tafilica, Luan Shatku, Skënder Osmani, Sandër Laca etj.

Në atë periudhë, u kristalizue pasioni për sportin e basketbollit. Ky pasion më shtyni me u regjistrue në skuadrën e të rinjve, të Klubit “Spartak”, ku trajner ishte Sandër Laca.

Aty fitova elementët bazë për lojën e basketbollit, dhe më kujtohet se veprimin se si “bahet finte para gjuajtjes” – ma pati mësue trajneri i mirënjohur, i basketbollit, Esat Haxhi.

Nji ditë në fushën sportive “Spartak”, gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve të ndeshjes së të rriturve, u zhvillue nji ndeshje ndërmjet të rinjve, të shoqërive sportive “Puna” dhe “Spartak”, ku unë luajta me “Spartak”-un, e shënova pikë.

Duket, se rashë në sy, sepse sekretari i Komitetit Ekzekutiv, i Qarkut Shkodër, “shoku” Sadik Rama, i kishte pasë thanë Rifat Uruçit, që Filip Guraziun, për arsye politike, mos ta lejoni me u aktivizue ma, në sport! (Shumë vjetë ma vonë, vetë i ndjeri Rifat Uruçi ma pati tregue këtë bisedë).

Në shtator të vitit 1957, vazhdova shkollën në klasën e dytë, të gjimnazit “29 Nandor”, në Shkodër.  Mësuesi i ri (i sapo ardhun) i gjuhës ruse,  Xh.V., që më shihte ashpër, në ditën e parë të shkollës më qiti jashtë prej mësimit, krejt kot, ende sot, nuk e di se, pse!

Shumë kohë mbrapa, pata kuptue motivin e asaj sjellje; Xh.V., paska pas qenë në grupin e studentëve komunist në Shkodër, të cilët patën ba terror (1945) mbi studentët shkodranë, të cilët nuk demostrojshin simpati për komunizmin!

Duket se mësuesi Xh.V., jetonte ende me psikozën e ngjarjeve të Hungarisë, të nji vjeti ma parë dhe, në gjurmët e veprimeve, që kishte pasë ba në rininë e tij, vazhdonte luftën e klasave kundër meje, si djali i Armikut të popullit…!

Ajo që pata ndi, në brendësinë time në atë kohë, pa qenë në dijeni se, si paskan qenë udhëzimet… etj., ishte ndjeja e diskriminimit, sepse kuptojsha se, as që u bënte fjalë që, unë, t’i bashkohesha skuadrës së basketbollit të shkollës. Në heshtje isha i përjashtuem.

Për këto arsye, e të tjera të tregueme, (te “vallëzimi” që ndërroi rrugën e jetës time, dhjetor 1957), u largova prej Shkodrës e vazhdova arsimimin te “Shkolla e Kuqe”, në Tiranë. Aty gjeta atmosferë tjetër, shumë ma liberale, se në Shkodër.

Drejtor ishte Sofokli Afezolli, mësuesit ishin të sjellshëm e të afërt me nxanësat, veçoj me shumë respekt mësuesin e landës së fizkulturës, Abdullah Stërmasin.

Me shokët e shkollës e të lagjes u miqësova shpejt (Alfons Gurashi, Bardhyl Martiniani, Ibrahim Konjari, Festim Tërshana) sidomos me ato nxanësa, që kishin pasion sportin; Vaso Shaka, Bujar Shehu, etj.

Së bashku, filluam karrierën sportive, në basketboll, tue shkrue nji faqe të re, cilësore, në historinë e basketbollit shqiptar./memorie.al

Të Lidhura

U bënë vetë zot vetë shkop –

Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima –

nga 27
15:24 | 12/02/2026
0

Në vazhdën e sulmeve që ka ndërmarrë ndaj gjyqtarëve, Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me rritjen e pagave...

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –

nga 27
15:04 | 12/02/2026
0

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel sot (12 shkurt), si pjesë e një hetimi mbi shitjen e...

“Më jep 20 mijë Euro”, I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze –

“Më jep 20 mijë Euro”, I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze –

nga 27
14:38 | 12/02/2026
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gazetarin Elio Laze. Mësohet se Laze është arrestuar, pasi akuzohet për gjobëvënie. Denoncimi...

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –

nga 27
14:36 | 12/02/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK. “Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës...

Para
Lefter Koka “fiton” betejën, del nga burgu për…

Kërkoi lirinë, Apeli merr vendimin për Lefter Kokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U bënë vetë zot vetë shkop –

Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima –

15:24 | 12/02/2026
Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –

15:04 | 12/02/2026
“Më jep 20 mijë Euro”, I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze –

“Më jep 20 mijë Euro”, I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze –

14:38 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –

14:36 | 12/02/2026
Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt –

Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt –

14:16 | 12/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima –
  • Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –
  • “Më jep 20 mijë Euro”, I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze –
  • Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –
  • Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt –
  • “Dy muaj pa rroga”/ Punonjësja e pastrimit në Kuçovë hipën në majë të kullës dhe kërcënon se do të hidhet (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima –
  • Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com