Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen sot në 6 bashki të vendit.
Deri në orën 15:00, rezulton se në total kanë votuar 24.66% të qytetarëve që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje të pjesshme. Në vendin e parë qëndron Dibra me 35.13%, ndërsa e dyta vjen Vora me 31.89%.
Në Lushnje kanë votuar 28.67%, ndërsa në Rrogozhinë 27%. Vendet që vijnë të fundit janë Shkodra e Durrësi, me përkatësisht 21.79% dhe 20.36%. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura në të gjithë vendin deri në orën 19:00, ndërkohë që në terren është vënë re një interesim deri diku i ulët i qytetarëve.