Deputetja greke e Parlamentit Europian, Eva Kaili i ka dërguar letër zyrtare diplomatit shqiptar duke e kërcënuar se grekët nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe do të ndërmarrin masa të rrepta shtetërore ndaj tij.
Abetarja shqipe e dërguar në Çamëri me kontributin e Fatlum Rushitit, sipërmarrës shqiptar nga Kërçova, ka shkaktuar zemërimin e madh të Athinës zyrtare. Vetë kryeministri Tsipras ka folur kundër tij në mediat greke, duke e cilësuar atë si një person që tenton të destabilizojë Greqinë, me qëllim aneksimin e Çamërisë nga trungu i Greqisë.
Prej disa ditësh, mediat greke i janë vërsulur biznesmenit shqiptar nga Maqedonia me ofendime e kërcënime, vetëm për shkak se ai ka kontribuar me Abetare në gjuhën shqipe në krahinën e Çamërisë.
Gazetarja greke Eleni Giokos raporton në SKAI TV se diplomati Fatlum Rushiti promovon idenë e Shqipërisë Etnike duke dërguar në Çamëri libra, strategji, logjistikë dhe materiale historike për bashkimin e trojeve shqiptare. Mediat greke shkruajnë se Fatlum Rushiti bashkëpunon ngushtë me komunitetin çam.
Deputetja greke e Parlamentit Europian, Eva Kaili i ka dërguar letër zyrtare diplomatit shqiptar duke e kërcënuar se grekët nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe do të ndërmarrin masa të rrepta shtetërore ndaj tij.
/ ina-online.net/