Deputetja demokrate, Flutura Açka ka shkruar se para disa ditësh, një mikeshë që i kishte vdekur vajza adoleshente, e pyeti si ia kishte dalë ta përballonte humbjen e djalit të saj.
Deputetja thotë se nuk ia ka dalë ta kalojë dhimbjen dhe kishte drojë t’ia tregonte. Ajo thotë se koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”, pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë.
Açka shkruan se disa ditë para 5 majit të vitit 2018, kur humbi të birin, një mike, e cila sapo i kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar te e bija studente në Europë, e pyeti se si e përballoi kohën. Ajo shprehet se i tha e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!”
Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se… e kam mbajtur fjalën!
Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!”, e mbyll postimin në facebook deputetja demokrate.