Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë.
Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë.
Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.
“Policia duhet të bëjë detyrën jo të godasë qytetarët dhe të hedhë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre në disporpocion, dhe shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Do të vijojmë të qëndrojmë këtu”, tha Boçi teksa komentoi përplasjen qe ai pati me uniformat blu.
Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit.













