Disa deputetë të Partisë Socialiste i kanë kërkuar Byrosë së Kuvendit për mbledhje urgjente dhe marrjen e masës disiplinore për deputetin Edi Paloka.
Deputetët socialistë akuzojnë Palokën për ofendim me një fjalor jo parlamentar dhe ndërmarrjes së sulmit personal ndaj Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë seancës së sotme plenare.