Deputetët e opozitës më uruan suksese – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputetët e opozitës më uruan suksese –

08:58 | 12/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse –

Endri Shabani, i cili u zgjodh Avokat i Popullit në seancën e djeshme plenare në Kuvend, ka reaguar pas marrjes së postit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shabani shpreh zhgënjimin me deputetët e opozitës teksa shkruan se mbeti i befasuar nga këta të fundit që braktisën sallën e Kuvendit.

Ai thotë ndër të tjera se ishin deputetët e opozitës ata që e inkurajuan dhe i dhanë firmat për t’u futur në garën për avokat populli dhe i uruan suksese.

Reagimi i Endri Shabanit:

Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.

Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.

U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.
Faleminderit!

Të Lidhura

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

nga 27
09:22 | 04/03/2026
0

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar...

Kupa e Shqipërisë, formacionet e Tirana-Korabi dhe Partizani-Apolonia –

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

nga 27
09:16 | 04/03/2026
0

Ditën e sotme do të luhen 4 ndeshje vendimtar për objektivat e skuadrave, teksa vëmendjen do ta marri Kupa e...

Kupa e Shqipërisë, formacionet e Tirana-Korabi dhe Partizani-Apolonia –

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

nga 27
09:10 | 04/03/2026
0

Ditën e sotme do të luhen 4 ndeshje vendimtar për objektivat e skuadrave, teksa vëmendjen do ta marri Kupa e...

Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse –

Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse –

nga 27
08:58 | 04/03/2026
0

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, u bën thirrje qytetarëve të mos bëjnë rivlerësimin e pasurisë së patundëshme që nuk...

Para
U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt –

U arrestua nga RENEA-s/ Kush është Elvin Mërlika, ‘ushtari’ i Ervis Martinajt -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –

09:22 | 04/03/2026
Kupa e Shqipërisë, formacionet e Tirana-Korabi dhe Partizani-Apolonia –

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

09:16 | 04/03/2026
Kupa e Shqipërisë, formacionet e Tirana-Korabi dhe Partizani-Apolonia –

Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

09:10 | 04/03/2026
Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse –

Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse –

08:58 | 04/03/2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime –

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime –

08:50 | 04/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –
  • Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –
  • Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –
  • Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse –
  • Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët! Ngrijnë rezervimet për pushime –
  • Këmbimi valutor 4 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Operacion për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, plagoset efektivi i forcave “Shqiponja” (Emri) –
  • Një biletë për Europën, 8 skuadra përplasen “kokë më kokë” për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com