Deportimi i mësuesit turk Harun Çelik, nga Shqipëria drejt Turqisë këtë të enjte vijon ende të shkaktojë reagime.
Avokati i 42-vjeçarit tha se veprimet e shtetit shqiptar ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe prokuroria duhet t’i hetojë ato. Avokati tregon se Çelik, me profesion mësues, i kishte deklaruar përfaqësuesit të tij ligjor se për shkak të mbështetjes së lëvizjes Gylen, i kërcënohej jeta.
Avokati i Popullit tha se çështja është marrë në shqyrtim dhe po mblidhen të gjitha dokumentacionet për të parë nëse veprimet ndaj shtetasit turk kanë qenë ose jo konform ligjit dhe nëse janë shkelur të drejtat e njeriut. Pas kësaj Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim.