Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim, ku sipas tij një punonjës policie ka goditur një qytetar.
Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit qytetari shkruan, se punonjësi i policisë së Komisariatit të Kukësit, Haki Onuzi ka qëlluar me pistoletën e shërbimit mbi një qytetar, pasi ky i fundit i kërkoi lekët që i kishte dhënë borxh.
Ja postimi i Berishës:
Narkobanditi me uniforme godet me pistolete qytetarin sepse i kerkon borxhin!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema doktor Berisha dua te denoncoj nje rast qe ka ndodhur ne qytetin e Kukesit ..para 3 ditesh punonjesi I policise se shtetit Haki Onuzi godet me pistoleten e sherbimit qytetarin pasi qytetari ne fjale I ka kerkuar leket qe ia kishte dhene borgj ..ja pra ky esht shteti qe perfaqeson dhe godet popullin shqiptar ju lutem publikoje Anonim