Ish-ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj, nëpërmjet një statusi në Facebook ka dënuar ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur vendin.
Postimi i plotë
Ndjehem shumë i shqetësuar me ngjarjet e fundit kriminale, të cilat janë shenjë e trimërimit të krimit përballë një shteti të topitur nga flirtimi i segmenteve të agjencive të zbatimit të ligjit me grupet kriminale. Duhet sa më shpejtë një reagim i vendosur sa nuk është vonë.