Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, për shkak të situatës së krijuar nga dëmet e tërmetit, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos përdorin ashensorin e pallatit deri në një njoftim të dytë.
“Përdorues të ashensorëve/Banor/Administator/Persona Përgjegjës, nisur nga situata e krijuar dhe dëmet e shkaktuara prej lëkundjeve të forta sizmike të datës 26 Nëntor, lutemi të merrni masat për mospërdorimin e ashensorëve deri në një njoftim të dytë. Kjo është për sigurinë e jetës për Ju dhe familjet tuaja!”, shkruhet në njoftimin e plotë.