Grupi i delegacionit ukrainas është nisur për të shkuar në vendin e takimit me palën ruse në Bjellorusi. Lajmin e bën me dije Mikhail Podolyak, anëtar i delegacionit ukrainas, këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky .
“Negociatat me Rusinë. Tashmë në helikopter. Do të fillojmë pas disa orësh” , shkroi në Tëitter ai.
Përfaqësuesi i delegacionit ukrainas, David Arakhamia, tha se gjatë negociatave me Rusinë, pala ukrainase synon të diskutojë korridoret humanitare. Takimi që ishte planifikuar të mbahej ditën e djeshme u shty për sot.
Të dyja palët janë shprehur më herët se janë skeptike në arritjen e një kompromisi, ndërsa Ukraina ka deklaruar se një marrëveshje mund të arrihet vetëm nëse Putin tërheq menjëherë trupat nga Ukraina.