Është shkarkuar më shumicë votash të të dy palëve kreu i Këshillit Bashkiak të Lezhës, Gjokë Ndoka. Ky i fundit është gjithashtu edhe xhaxhai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, i cili dorëzoi mandatin e ligjvënësit pa nisur efektet e ligjit të Dekriminalizimit.
Drejtuesi i ri që do të zëvendësojë Ndokën është zgjedhur Kristjan Gjidoda. Kryetari i shkarkuar deklaroi se mbledhja e zhvilluar është një celulë e paligjshme sepse nuk kishte kuorumin e nevojshëm. Sipas tij, ky ishte një organizim për të marrë peng bashkinë e Lezhës.