Zëvendës kryeministrja e Bullgarisë, Cormelia Ninova ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili e konsideroi Bullgarinë turp, pas vendimit për mos heqjen e Vetos për Maqedoninë e Veriut. Ninova i ka cilësuar deklaratat e Ramës si fyese dhe të papranueshme.
“Deklaratat e Ramës fyese dhe të papranueshme, ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet. Ne mbrojmë interesat kombëtare, mbështesim vlerat evropiane”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se më herët, Ministrja e Jashtme bullgare i bëri thirrje Ramës që të flasë me gjuhën e një politikani dhe të ruajë një ton të mirë komunikimi, ndërsa Rama i kërkoi të hiqte veton për Maqedoninë e Veriut.